Haxhiu flet për ofertën e re që VV’ja ia ka dërguar LDK’së
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 14 January 2020
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se çështja e kryeparlamentarit është e mbyllur dhe se opsioni i vetëm nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Nuk ka thënë asnjëherë LDK që kryetari i Kuvendit i takon atyre, përkundrazi, ne kemi thënë që për hir të bashkëpunimit mund ta diskutojmë që propozimin ta vëmë nga radhët e LDK-së. Por, LDK e deshi edhe kryetarin e Kuvendit edhe presidentin, kur erdhëm në këtë situatë insistimi i LDK-së për presidentin dhe gjithçka ndryshoi dhe nuk kishte marrëveshje. Ne propozuam kryetarin e Kuvendit, por nëse nuk do ta votonte ai nuk do të kalonte. Ne vepruam në përputhje me kërkesat që ata i kishin. Nuk i kanë kushtuar rëndësi në takime pozitës së kryetarit por pasi u zgjodh u bë problem. Vendimi i 75 deputetëve është i pakthyeshëm. Nëse ata pranojnë ofertën tonë gjithçka do të ishte më e lehtë”, tha ajo.
Haxhiu ka pranuar ofertën e re për LDK-në, po që nuk ka dashur ta komentojë, por thotë se pas ofertës LDK-ja duhet ta thërras Këshillin Drejtues e ta shqyrtojë ofertën e më pas ta ftojë liderin tonë për takim, i cili duhet të ndodhë sa më shpejt.
Për prolongimin e arritjes së marrëveshjes, Haxhiu po e lë fajtore LDK-në, për të cilën thotë se në vazhdimësi parashtronte kërkesa të ndryshme, gjë e cila ka vonuar edhe procesin për një koalicion të mundshëm.
“Ne kemi nisur përpjekjet tona para 100 ditësh. kemi bërë gjithçka për ta mundësuar koalicionin me LDK-në. Madje kemi bërë edhe shumë kompromise vetëm për ta mundësuar dhe për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Përkushtimin qe e kemi pasur në fillim vazhdojmë ta kemi sërish. Konsiderojmë që me 6 tetor qytetarët na kanë dërguar mesazh të qartë si parti fitues me Albin Kurtin kryeministër. Kemi pasur disa pengesa për këtë koalicion për shkak të kërkesave të LDK-së së pari për përfshirje të presidentit e pastaj pas 26 dhjetorit të zgjedhjes së kryeparlamentarit. Ne kemi bërë një ofertë për LDK-në, presim që ata ta mbledhin Këshillin drejtues për ta shqyrtuar propozimin tonë për të dhënë përgjigje në raport me propozimin. Për hir të këtij koalicioni ne nuk mund ta themi se cili është propozimi jonë”, thotë ajo për EO.
Haxhiu nuk ka saktësuar ndonjë datë por që thotë se duhet të ndodhë sa më shpejt, pasi që vendi rrezikon të bllokohet për shkak të mos miratimit të buxhetit.
“Presim që ata ta thonë fjalën e tyre e pastaj të shohim se si do të shkojë tutje. Unë besoj që takimi do duhej të kishte. Duke marrë parasysh buxhetin e proceset e tjera. Unë besoj që do të ketë shpejt takime pasi që ne jemi të interesuar që mos të zgjasim më shumë. Vendi ballafaqohet me shumë probleme ne duhet të veprojmë më shpejt”, thotë ajo.
“Ne kemi përkushtim ë madh për këtë koalicion siç kemi thënë e vepruar. Shpresoj që LDK do ta pranon ofertën tonë në mënyrë që ti hapet rrugë krijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Partner tjetër nuk do të kemi, përveç bashkëpunimit me partitë e minoriteteve. Sa i përket PAN tash parti të ndara ne nuk do të kemi bashkëpunim, pra alternativa e dytë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që për Vetëvendosjen nuk janë të pranueshme pasi vendi po kalon në situata problematike. Nëse shkojmë të ky version, jemi të detyruar ta bëjmë një gjë të tillë”, përfundoi ajo.
Të tjera
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...
-
Faturat e KEDS-it tashmë mund t’i paguani edhe përmes platformës eKosova
KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë...
-
Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulḿeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare ...
-
Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të ...
-
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, t...
-
Ferizaj, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhúnoi një vajzë me të meta mendore
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opi...