Lajme

Merdare, pritje deri në 1 orë e gjysmë në dalje

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 07 January 2020

Mërgimtarët të cilët pas festave të fundvitit të cilat i kaluan në Kosovë e që tashmë po kthehen drejt vendeve ku veprojnë, po vijojnë të përballen me kolona të gjata në kufi.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikën e kalimit kufitar në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.

Radha e mjeteve ka shkuar deri në 400 metra.

-Advertisement-

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga vendi nuk janë më të gjata se dhjetë minuta.

Ndërsa në të gjitha pikat e tjera të kalimit kufitar situata paraqitet normale kur pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga vendi nuk shkojnë më shumë se pesë minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera