Fokus

Fatkeqësia e vitit| Tërmeti që tronditi shqiptarët

Autori: Halil Berisha 09:52 | 31 December 2019

Nëntori njihet si muaj i festës për shqiptarët.

E ashtu sikur edhe në vitet e kaluara edhe tash shqiptarët kudo që janë filluan të përgatiteshin për të festuar ngjarjen më të rëndësishme të tyren, pavarësinë e Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.

Por, pritja për të festuar 107-vjetorin e pavarësisë së vendit, u kthye në lot, trishtim e dhimbje.

-Advertisement-

Dy ditë para ditës së madhe 28 nëntorit, tragjedia më e madhe për rreth 40 vjetët e fundit goditi shtetin shqiptar.

Në ora 4 të mëngjesit, shqiptarëve gjumin ua nxorri diçka e papritur. Tërmeti shkatërrues prej 6.4 shkallësh të rihterit, shkruan gazeta inFokus.

Por, në gjum të përjetshëm shkuan 51 shqiptar, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptar nga Kosova.

Këta u zunë nga rrënojat, e nuk dolën të gjallë.

Ndërsa rreth 3000 të tjerë mbetën të lënduar e plagosur, e pamja e shqipërisë ndryshoi, më duke mos i shkuar në mend askujt për festë, por për të mbijetuar e për të gjetë një kulm mbi kokë.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan kryesisht në qytetin e Durrësit e të Thumanës, derisa dridhet, ashtu sikur në tokë, u ndjen edhe në zemrat e shqiptarëve të Kosovës.

Këta, menjëherë me datën 26 nëntor, u mobilizuan për ndihmë të vëllezërve matanë kufirin.

Fillimisht shqipërinë mësynë ushtria e njësitet speciale të Policisë së Kosovës, në ndihmë të autoriteteve shqiptare për t’u përballur me këtë fatkeqësi të rëndë, shkruan gazeta inFokus.

Por, jo veç ata që në trup mbanin uniformat, duarkryq nuk mund të qëndronin as qytetarët e thjeshtë.

Plot u nisën vullnetarisht të shkojnë e të ndihmojnë, e shumë të tjerë, zgjodhën një mënyrë tjetër ndihme.

Dhanë nga shtëpitë e tyre, orendi, veshmbathje, ushqime por edhe para, derisa lëshuan edhe shtëpitë e tyre për ata që më nuk kishin një të tillë.

Por, ndihmë për shqiptarët u organizua thuajse në të gjithë botën, sikur nga Austria, Azerbejxhani, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, Franca, Greqia, Hungaria, Italia, Izraeli, Katari, Kina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Çekia, Rumania, Serbia, Turqia, Vatikani, Zvicra e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E krejt ky organizim për të ndihmuar në këtë fatkeqësi tregon më së miri për dëmet që la pas tërmeti, shkruan gazeta inFokus.

Hotele e pallate u shembën, e nga qeveria shqiptare u shpall gjendje e jashtëzakonshme e cila do të zgjaste për plot 30 ditë.

Nga 51 viktimat, tërmeti mori jetën edhe të 7 fëmijëve në mes të moshave 2 deri në 8 vjeçe.

E 26 nëntori nuk ishte e vetmja ditë e festës së përgjakur që dridhjet futën tmerrin.

Që nga kjo ditë e deri më 1 dhjetor, për pesë ditë, shqipëria u dridh 1 mijë e 300 herë nga tërmete të cilat ishin më të mëdha se 5 shkallë të rihterit apo nga rreth 11 tërmete për çdo orë që kalonte.

Kështu, kjo ditë, 26 nëntori, u shpallë ditë zie, duke i ndryshuar përgjithmonë kuptim festës së 28 nëntorit./Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera