Lajme

“Klina patriote” – Jep tender për veshje kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 20 December 2019

Një tender jo fort i zakonshëm është jap nga Komuna e Klinës.

Kjo për t’u furnizuar me veshje kombëtare për fëmijë, shkruan gazeta inFokus.

Në përshkrimin e kontratës, e cila tanimë është nënshkruar thuhet “FURNIZIM ME VESHJE KOMBETARE PER FEMIJ DHE RROBA PUNE PER PUNETOR”.

-Advertisement-

Për këtë komuna e Klinës kishte parashikuar vlerë prej 3 mijë e 500 euro, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, për të ofruar këto shërbime, aplikuan dy kompani.

Fituese doli D.P.T. ” ALBERTI-M “, e cila kërkesat e komunës ka thënë që do t’i përmbush me 3 mijë e 170 euro./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera