Flet për herë të parë Olsi Hajdari pasi i vdiq nusja nga helmimi misterioz
Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 15 December 2019
Janë ende të freskëta dekoret e dasmës së Olsit dhe Rezartës, por fatkeqësisht martesa e tyre, që finalizoi një histori dashurie katër vjeçare, nuk do të zgjaste shumë.
Paja nuk ishte hapur ende.
Këpucët e nusërisë janë aty, ashtu sikurse edhe rrobat, që për fat të keq 19-vjeçarja, nuk arriti t’i gëzojë.
Mëngjesi i së enjtes i gjeti në këtë krevat.
Nusja e vdekur, ndërsa dhëndri me pak shpresa për jetën. Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dje ka mundur të ndërgjegjësohet.
“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë“, tregoi ai.
Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë për Klan Plus momentet e përjetuara mëngjesin e 13 Dhjetorit, shkruan Abcnews
“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (i shoqi) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurije.
Por si të mos mjaftonte fatkeqësia që i pllakosi, një tjetër barrë e rëndë për to janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen.
“Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar.
Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, tregon daja i Olsit.
Olsi ishte me fat, ai i shpëtoi vdekjes, duke zgjidhur kështu edhe enigmën e krijuar për tre ditë me radhë.
Të tjera
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...