Paralajmëron deputetja e VV-së: Nëse nuk arrihet bashkëpunim duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani
Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 15 December 2019
Deputetja e VV-së Arbërie Nagavci ka paralajmëruar se nëse nuk do të mund të arrihet marrëveshje ndërmjet dy partive, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.
Nëpërmjet një postimi në facebook ajo ka thënë se VV është e interesuar seriozisht të zgjedh dikë të denjët në postin e Presidentit, shkruan gazeta inFokus.
Nagavci ka theksuar se pasi të jenë dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohen s për pozitën e të parit apo të parës së vendit.
“Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”,ka thënë ajo
Data 26 dhjetor është dita kur duhet të konstituohen institucionet e vendit. Jo vetëm Kuvendi, por paraprakisht të jetë arritur dhe marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të LV! dhe LDK- së.
Si fitues të zgjedhjeve dhe si partia e parë në vend jemi të angazhuar e përkushtuar të arrimë marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në, të marrim përsipër përgjegjësitë që na janë besuar dhe të fillojmë punën e cila do të jetë e shumtë e jo e lehtë.
Duke ditur sfidat që na presin, është tejet e rëndësishme që të kemi mirëbesim paraprak e përkushtim për të qeverisur me profesionalizëm, dinjitet e transparencë. Kjo arrihet duke respektuar partnerin, duke bërë propozime, duke gjetur pikat që na ofrojnë e duke hapur mundësitë e bashkëpunimit.
Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen.
Qeveria Kurti do të sjell ndryshimet që i presin qytetarët, do të filloj një etapë të re për vendin, andaj duhet angazhim i të gjithve që puna të filloj sa më parë.
Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo temë me interes për ne, për vendin e për partnerin qeverisës, sigurisht në kuadër të kompetencave ligjore, vlerave e principeve demokratike dhe brenda përgjegjësive kushtetuese.
LV! duke qenë gjithnjë konsekuente në qëndrimet e saj, ka mbrojtur ato me argumente.
Kështu, në interes të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me LDK-në, jemi pajtuar që të propozojmë për kryesues/e të Kuvendit një kandidat/e të LDK-së, ndonëse kjo e drejtë na takon neve si fitues të zgjedhjevez, dhe jemi pajtuar të ndajmë përgjegjësitë udhëheqëse ministrore në mënyrë të barabartë.
Mund të falsim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”,është shprehur Nagaci./Gazeta inFokus/.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...