Krasniqi: Ndërkombëtarët i kanë dhënë zemër Vuçiqit
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 09 December 2019
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka thënë se ndërkombëtarët kanë një pjesë të fajit për mosdënimin e gjenocidin që serbët kryen në Kosovë, teksa shton se kjo vetëm se e ka trimëruar presidentin serb, Aleksandar Vucic.
Këto deklarata Krasniqi i ka bërë në një intervistë për gazetën “Epoka e re”.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se dialogu Kosovë – Serbi mund të rinisë, por me këtë mentalitet të politikës serbe ky proces nuk mund të sjellë ndonjë rezultat pozitiv.
“Serbia para disa vitesh është dashur të dënohej për politikat e gjenocidit që i ka udhëhequr në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Deklaratat e fundit të Vuçiqit, por edhe të zyrtarëve të tjerë serbë, janë dëshmi se ata nuk kanë hequr dorë nga ato politika, bile në disa raste vetëm se janë trimëruar, siç është rasti me Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Mosdënimi i gjenocidit të Serbisë ishte dhe është përgjegjësi e politikës së vendeve euroatlantike”, ka thënë Krasniqi.
Kujtojmë se ditëve të fundit Vucic por edhe shumë zyrtarë të tjerë serbë kanë mohuar publikisht Masakrën e Reçakut të kryer në vitin 1999 në Kosovë, duke thënë se kjo është veç një trillim.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...