Lajme

Momenti emocionues kur Presidenti i Shqipërisë përkulet dhe puthë qenin hero të Ushtrisë së Kosovës që shpëtoi jetë njerëzish

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 04 December 2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, derisa ka qëndruar në Kosovë, ka shkuar edhe në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” ku u prit me nderime të larta nga Ushtria e Policia e Kosovës.

Këtu Meta, erdhi të falënderoj e dekoroj ata që nga Kosova shkuan për ndihmë në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues, shkruan gazeta inFokus.

Por, gjesti që ra në sy ishte një moment emocionues ku para Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt e Komandantit të Ushtrisë së Kosovës, Rrahman Ramës, kaloi qeni hero i FSK-së.

-Advertisement-

Ky i fundit kishte shpëtuar jetë të disa qytetarëve të Shqipërisë që kishin mbetur nën rrënoja nga tërmeti, shkruan gazeta inFokus.

E në shenj respekti e nderimi për të, Presidenti i Shqipërisë veç dekoratës u përkul e puthi atë.

Më poshtë keni edhe momentin emocionues./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera