Një muaj paraburgim për vëllain e Enver Sekiraqës e nipit të tij
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 02 December 2019
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Naser Sekiraqën, vëllaut të Enver Sekiraqës dhe nipit të tij F.A.
Këta të dy dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë dhe bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan gazeta inFokus.
Ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 2018, ku këta të dy kishin tentuar ta privojnë nga jeta Z.J duke rrezikuar edhe jetën e N.U.
“Me dt.12.06.2018, rreth orës 17.15 minuta, përballë gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, të pandehurit N.S dhe F.A në bazë të marrëveshjes paraprake kishin tentuar që ta privojnë nga jeta tani të dëmtuarin Z.J dhe njëkohësisht kanë rrezikuar edhe jetën e N.U për shkak të një konflikti të mëhershëm”- thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Të pandehurit kishin shfrytëzuar momentin përderisa kishte qenë kolonë në rrugë dhe njëri nga ta ishte afruar tek pasagjeri i automjetit dhe pasi që dritarja e automjetit kishte qenë e hapur, kishte futur dorën brenda në veturë dhe me armë zjarri kishte shtënë 13 herë në drejtim të të dëmtuarit Z.J, me ç’rast të dëmtuarve iu kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të pandehurit me shpejtësi ishin larguar nga vendi i ngjarjes “.
Sipas gjykatës kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe F.A është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...
-
Menduh Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski nuk mund ta përdor ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit
Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presiden...
-
Protesta e festë: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...
-
“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për D...
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm për komunat në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar nënkryetaret e komunave veriore,...
-
Tërësisht në seancë të mbyllur përfundon dëshminë dëshmitari i 60-të kundër ish-krerëve të UÇK-së
Tërësisht në seancë të mbyllur, e ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i ...
-
Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me nënkryetaret...
-
“Protestë për dinjitet” – Farmacistët i shpalosin qeverisë 7 kërkesat e tyre
Paga të dinjitetshme, nivelizim të çmimeve, pagesa për receta e respektim të ...