Në Spanjë janë të sigurt: Fituesi është… Lionel Messi
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 02 December 2019
Para ceremonisë gala, në të cilën Leo Messi do të fitojë edhe një herë Topin e Artë dhe do të kurorëzohet si lojtari më i mirë në botë, argjentinasi kishte kohë të tregonte në Madrid se në fushën e blertë nuk ka njeri si ai. Shënoi një gol të rëndë në “Wanda Metropolitano” kur akush nuk e priste, pikërisht në sfidën të që Atlético e interpretoi shumë mirë, por “Los Colchoneros” nuk e kanë një Messi për të bërë diferencën.
E majta e tij, përsëri ishte prej ari. Para goditjes së tij, fluturimi i Oblak rezultoi i pavlerë. Në një lojë me ritëm të lartë, kundër Atléticos së Simeones, Messi u rishfaq ashtu siç bën zakonisht, për t’i lënë me sy hapur të gjithë të pranishmit në stadium, por edhe telespektatorët që e ndoqën “live” nga e gjithë bota. Një provë se përse Topi i Artë i këtij viti duhet të bëhet pronë e tij.
Teatri Chatelet, në Paris, do të kurorëzojë Leo Messin si fituesi i Topit të Artë të radhës, duke pasuar Luka Modricin në edicionin e 64-të të çmimit. Në këtë mënyrë, Argjentinasi do të lërë pas Cristiano Ronaldon në duelin epik të më shumë se një dekade për të më të mirin në botë. Lojtari i Barçës do të fitojë për herë të gjashtë këtë çmim prestigjioz, si askush tjetër në rruzull.
Siç ndodhi edhe me çmimin e në të mirit të FIFA-s, fillimisht ishte holandezi Virgil Va Dijk më i avantazhuar, por argjentinasi ka qenë në gjendje ta kthejë situatën. Në fakt, dje rezultatet përfundimtare arritën të zbuloheshin, teksa Messi kryeson më 64 pikë më shumë se van Dijk, i treti është Salah, ndërsa Cristiano Ronaldo mbetet jashtë podiumit. Në listën e 10 më të mirëve janë Mané, Alisson, Mbappé, De Jong, De Ligt dhe Eden Hazard. Për herë të parë në 26 vitet e fundit, asnjë spanjoll nuk ka hynë në listën e finalistëve për Topin e Artë.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...