Me turneun në Gjilan u përmbyll karvani i turneve “Ti mund ta bësh” nëpër komuna
Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 20 November 2019
Për dy ditë radhazi në Gjilan është mbajtur turneu i radhës në futboll të vogël me moton “Ti mund ta bësh” në kuadër të projektit që organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”.
Kjo ishte hera e dytë që Gjilani ishte pjesë e këtij projekti, derisa me këtë turne u përmbyll faza e parë e këtij projekti, i cili ishte i shtrirë në 13 komuna, e që për qëllim ka masivizimin e futbollit tek vajzat e reja dhe rekrutimin e tyre në futbollin e organizuar.
Ndërkohë, në fillim të dhjetorit do të organizohet finalja e madhe ku do të luajnë 13 ekipet fituese nëpër komuna, me çka do të përmbyllet me sukses projekti i dytë i këtij lloji i organizuar nga FFK në mbështetje të Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike.
Në turneun e Gjilanit kësaj radhe morën pjesë 12 shkolla, ku u shfaqën lojëra interesante dhe vajza që e duan shumë futbollin.
Kryetari Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit në Gjilan, Blerim Sylejmani ka falënderuar FFK-në që po e bën sensibilizimin e vajzave për futbollin si dhe për ndihmën që po i jep shkollave me topa nëpërmjet këtij projekti.
Ndërkaq, anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi ka theksuar rëndësinë që ka ky projekt dhe efektet që i ka dhënë në rritjen e numrit të vajzave që merren me futboll.
Ajo ka ftuar vajzat e reja gjilanase që t’i bashkohen klubit të futbollit dhe talentin e tyre ta zhvillojnë me punë profesionale, në mënyrë që në të ardhmen të jenë futbolliste të suksesshme.
Në fund fitues i turneut doli ekipi i SHFMU “Fetah Qerimi”, që në finale e mundi ekipin e SHFMU “Skënderbeu”.
Pikërisht ekipet e këtyre dy shkollave kishin luajtur edhe në finalen e vitit të kaluar, por që atëherë fitores iu kishte gëzuar ekipi i SHFMU “Skënderbeu”.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...