Maqedonia e Veriut, premio marramendëse për të mundur Kosovën në Ligën e Kombeve
Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 20 November 2019
Lojtarëve të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut u është premtuar një shpërblim i majmë parash prej tre milionë euro nga Federata e Futbollit e vendit të tyre, nëse arrijnë ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2020 duke e mposhtur Kosovën në gjysmëfinalen e “play-off” të Ligës D të Kombeve.
Për ta arritur qëllimin dhe rrjedhimisht për ta merituar shpërblimin, lojtarëve të Maqedonisë së Veriut u duhet të mposhtin së pari Kosovën në gjysmëfinale dhe pastaj edhe fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë në muajin mars.
Njëlloj si Kosova, edhe Maqedonia e Veriut dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme përmes kualifikimeve, duke u renditur në vendin e tretë në grupin e saj.
Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), e udhëhequr nga kryetari i saj shqiptar, Muhamed Sejdini, është shumë e kënaqur me rezultatin, siç e ka quajtur historik, të ekipit kombëtar dhe tani i ka motivuar lojtarët ta arrijnë synimin kryesor, kualifikimin.
“Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020. Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha. Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetvete”, tha mes tjerash Sejdini.
“Dua të theksoj se FFM në rast të kualifikimit në Euro 2020, lojtarëve do t’u ndajë premio më shumë se 3 milionë euro. Saktësisht 30% të shumës që FFM do të fitojë nëse kualifikohemi, do të shkojnë për anëtarët e Kombëtares sonë”, tha Sejdini.
Të tjera
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...