Sa shpenzoi reformatori i Qeverisë Haradinaj për dreka mëditje e akomodime! (DOKUMENT)
Autori: Doresa Geci 14:30 | 15 November 2019
Mbi 1 mijë e 600 euro i ka shpenzuar, Besnik Tahiri, vetëm për mëditje, nga momenti i marrjes se pozitës si Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.
Që nga emërimi në këtë pozitë që 19 muaj, Tahiri ka shpenzuar afro 9 mijë euro, për akomodim, dreka, mëditje e shpenzime të tjera, shkruan Gazeta inFokus.
Në bazë të dhënave që Gazeta inFokus ka siguruar nga Zyra e Kryeministrit, përmes kërkesës në qasjen në dokumente publike, Tahiri ka shpenzuar për mëditje, 1 mijë e 616 euro, për akomodim 1 mijë 900 euro, për dreka, 840 euro, për shpenzime tjera të pa specifikuara rreth 3 mijë e 750 euro.
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri u emërua në këtë pozitë me 16 mars të vitit 2018, pozitë kjo e shpikur në Qeverinë Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.
Funksioni i tij sipas vendimit të Qeverisë, ishte të koordinojë, mbështes, analizojë dhe lehtësojë procesin e reformave në bashkëpunim të plotë me institucionet kompetente, vendore dhe ndërkombëtare.
Por përveç këtij, Haradinaj gjatë mandati të tij kishte emëruar edhe tre koordinator të tjerë.
Në “armatën” e tij Haradinaj kishte edhe koordinatorin për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Mendim Rugovën, koordinatorin nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin dhe Avdullah Hasanin – koordinator Nacional për Gjeneratën e Re.
Qeveria Haradinaj do të kujtohet si një ndër qeveritë më të mëdha ndonjëherë .
Kjo qeveri kishte 21 ministra me afro 80 zëvendësministra dhe me katër koordinator.
Paga mujore e një koordinatori është 1270 euro, duke bërë kështu që Kosova ta ketë qeverinë me numrin më të madh të anëtarëve të saj në rajon.
Gazeta inFokus ditë me parë ka raportuar për shpenzimet e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotit .
Në ditët në vijim do të sjellim edhe shpenzimet e Koordinatorit për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Mendim Rugovës, dhe Koordinatorit Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasanit./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...