Kryeministri, partisë me më së shumti vota
Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 05 November 2019
Çështja e kryeministrit të ardhshëm nuk ka nevojë të negociohet, kanë thënë të hënën burime në Lidhjen Demokratike (LDK).
E kanë bërë të qartë këtë vetëm një ditë pasi Lutfi Haziri, i cili i prin ekipit të kësaj partie në negociatat për marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), ka nxitur reagime me deklarimin se emri i të parit të Qeverisë kalon nëpër zyrën e LDK-së.
Një nga anëtarët e ekipit të LDK-së që zhvillon takimet me LVV-në ka folur në kushte anonimiteti për Kohën Ditore, kur ka përmendur parimin e dakorduar prej kohësh rreth postit të kreut të Ekzekutivit.
“Ende nuk kemi mbërritur në fazën kur diskutohen postet, sepse jemi në diskutime tematike për programin. Por, e kemi thënë se kush e ka një votë më shumë i takon kryeministri”, ka thënë ky eksponent i LDK-së. “Ndarja e posteve ende nuk është temë”.
Një ditë më parë Haziri, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së, ka shkruar në rrjete sociale se asnjë parti nuk mund ta formojë qeverinë e vetme, shkaku që sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë, dhe ka theksuar se vendi ka nevojë për qeverisje të mirë, si për ajër. Por, ajo që ka thënë të jetë e qartë është se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrë të LDK-së”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të mëdha në LVV, meqë është lexuar si përcaktim i LDK-së për ta vënë në tavolinën e diskutimit edhe postin e kryeministrit.
Të tjera
-
Rafuna-Hasani: Të jesh grua në politikë nuk është e lehtë, prandaj angazhohem çdo ditë që secila grua të jetë e fuqizuar
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
“Kurrë mos u dorëzo!”, Gani Geci e takon Sali Berishën
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë sot kanë mbajtur seancën e dytë të përb...
-
Refuzimi i ftesës së Prokurorisë nga kryeministri, Miftaraj: Kurti po sillet si prokuror
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi...
-
Tentim vrạsje në një fshat të Gjakovës dhe sụlm ndaj një polici të Kosovës, arrestohen dy persona
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka njoft...
-
Aksidentohen dy vetura në Sllatinë, s’ka të lënduar
Ditën e premte në Sllatinë është raportuar për një aksident. Zëdhënësi i p...
-
Lumir Abdixhiku përdor strategjinë e vjetër të VV-së, mashtrime në rrjetet sociale, klikime kineze e profile të rrejshme
Doni Preniqi, Enver Smakiqi, Ari Kusari, Smail Sopjani, Viktor Shala, Tahir H...
-
Krejt çfarë u tha në seancën e përbashkët mes kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë
Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën të premten një seancë të përb...
-
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë tonë
Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se ka publikuar “Statistikat e Ene...
-
Kushtetuesja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë takim në Tiranë
Në Tiranë është zhvilluar një takim mes Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë dh...
-
Rivạrrosen mbetjet mortore të tri viktimạve të lụftës, ishin në Listën e Personave të Zhdukur
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se janë rivarrosur Fer...
-
Ushtarët kroatë të KFOR-it kryejnë trajnim për të shtënạ: Përmirësohet saktësia e ạrmëve
Ushtarët kroatë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë kryer një st...
-
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka n...