Lifestyle

Do kursente për zmadhimin e gjoksit/ Hetimi: 36-vjeçarja vdiq nga mpiksja e gjakut në operacionin e dytë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 29 October 2019

Një terapiste bukurie ndërroi jetë pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi i kishin thënë se do i kushtonte më lirë nëse do bënte gjoksin dhe ngushtimin e barkut njëkohësisht.

Louise Harvey, 36 vjeç, nga Norwich, vdiq në 5 korrik të vitit të kaluar më pak se tre javë pasi iu nënshtrua operacionit të dyfishtë.

Hetimi për vdekjen e nënës së tre fëmijëve arriti në konkluzionin se ajo kishte pësuar një mpiksje gjaku në mushkëri, e kjo për shkak se mjekët nuk i kishin dhënë një dozë të dytë për të holluar gjakun e saj gjatë ndërhyrjes së dytë kozmetike të bërë në të njëjtën kohë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera