Sport

Tmerr në fushë, grekët gjakosin tifozët e Bayern-it (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 23 October 2019

Skena të tmerrshme ishin ato nga ndeshja e zhvilluar në Athinë ditën e djeshme, mes ekipeve U-19 të Olimpiakosit dhe Bajernit të Mynihut, në Champions-in për të rinj.

Huliganët grek pushtuan fushën në minutën e 84-t, për të shkuar drejt tifozëve gjermanë që gjendeshin në tribuna, e me shkopinj e flakadanë shkaktuan trazira, ndërsa gjakosën edhe shumë prej tyre.

Ndërkohë, teksa vetëm pak minuta kishin mbetur nga mbyllja e ndeshjes, që shënonte rezultatin 0-4 për bavarezët, lojtarët e të dyja ekipeve, u ftuan nga zyrtarët e ndeshjes të luanin për disa minuta, që takimi të mbyllej aty e jo në komisionet e UEFA-s.

-Advertisement-

Gjithsesi, lojtarët e të dy ekipeve nuk e kaluan sikur asgjë të mos kishte ndodhur, dhe bënë një gjest vërtetë të veçantë.

Ata bënë një rreth në mesin e fushës, duke filluar një lojë mes 22 vetëve, të gjithë bashkë e të përzier. Loja që njihet si “kuadrat” në gjuhën e futbollit, kishte tre persona mes të gjithë lojtarëve, që duhej të kapnin topin që të dilnin nga aty, por e veçanta ishte se të gjithë ishin bashkë, dhe nuk kishin dallimin e uniformave.

Një gjest mjaft i bukur ky që mori duartrokitjet e atyre që ishin në stadium, por edhe të stafeve teknike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera