Për herë të parë, ish-shefi i BIA-s tregon kush e kreu masakrën e Reçakut
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 19 October 2019
Gazeta nga Beogradi, “Kurir”, një tekst të saj e nis me “Tradhëtia e madhe!”.
Këtu, protagonist është një zyrtar i lartë i Shërbimit të Sigurimit Serb (SDB) dhe ish-zëvendësdrejtor i BIA-s, i cili e jep versionin e tij për masakrën e Reçakut.
E kjo njëherësh është edhe hera e parë që një zyrtar i lartë i strukturave serbe të sigurisë e pranon se ishin forcat serbe që kryen këtë krim mbi shqiptarët në janar të vitit 1999, shkruan gazeta inFokus.
Megjithatë, gazeta serbe, shkruan se “Njësia e Operacioneve Speciale (JSO), e formuar nga ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq, është keqpërdorur në Reçak, gjë që u shfrytëzua si shkas për bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë”.
Këtë version ia ka thënë “Kuririt” Dragan Markoviq- Markoni, pjesëtar shumëvjeçar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror serb (SDB) dhe ish-Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Informative e të Sigurisë (BIA).
Markoviq ka thënë se Njësia e Operacioneve Speciale Serbe (JSO) duhej ta mbronte popullsinë serbe në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë të prekura nga lufta civile, por shefi i atëhershëm i SDB abuzoi me patriotizmin e anëtarëve të asaj njësie.
Sipas tij, ai e bëri këtë “duke u dhënë atyre urdhër që të mos respektojnë ligjin e luftës, por të përdorin dhunë të tepruar”.
“Edhe pas largimit të Stanishqit, JSO u keqpërdor. Kjo njësi u dërgua në Kosovë, në Reçak, kurse fuqitë e mëdha përdoren këtë rast, për të bombarduar ish-Jugosllavise [Serbisë vj.] dhe dëbimin e serbëve nga Kosova. Pasojat e këtyre aktiviteteve ndjehen edhe sot. Abuzimi i fundit i njësisë ndodhi kur u vra Kryeministri Zoran Gjingjiq. Ai u qëllua nga një oficer i Njësisë së Operacioneve Speciale, e e formuar nga Stanishiqi me urdhër të shërbimeve të huaja . Në luftës në Kosovë, komandanti i JSO ishte Milorad Ulemek – Legija, i cili u dënua me 40 vjet burg për rolin e tij në një seri likuidimesh të kryera nga anëtarët e kësaj njësie – atentatet e kryeministrit Zoran Gjingjiq, Ivan Stamboliq dhe krimi në magjistralen e Ibrit’, thotë Markoviq.
Ky ish anëtar i DB-së serbe dhe më vonë zyrtar i lartë i BIA-s, beson se Stanishiq dhe disa si ai, ende po përpiqen të ndikojnë në këtë shërbim, por që ka më shumë të atillë që profesionalisht po bëjnë punën e tyre.
Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.
Aty u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori Ëilliam Ëolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.
Masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës, pasi dy muaj më vonë filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe.
Beogradi zyrtar, por edhe mediat serbe, vazhdimisht e kanë mohuar këtë masakër, duke e quajtur madje edhe si një mashtrim.
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...