Fituesit e garave republikane pikturojnë në natyrë
Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 18 October 2019
Grupi i parë i nxënësve fitues të nivelit republikan që po mbajnë kampin një javor, ditën e pestë e filluan ditën me aktivitete relaksuese.
Pjesën tjetër të ditës ata u ngjitën me teleferik në pjesë më të larta malore pranë bjeshkëve të Sharrit, nga ku shijuan pamjet e bukura të natyrës.
Si aktivitet kryesor nxënësit patën orën e artit në natyrë ku u ndanë në katër grupe për të pikturuar të i gjithë grupi pamjen e njëjtë. Grupet pjesëmarrëse zgjodhën emrat me të cilat u përfaqësuan në lojën garuese. Njëri nga grupet, në shenjë falënderimi për organizimin e kampit, zgjodhën emrin e koordinatorit Rexhep Hoti. Nga grupet tjera pjesëmarrëse ishin edhe grupi “Dardanët”, grupi “Artistët” dhe grupi “Pikaso”.
Ideja e lojës garuese ishte që të punohet në mënyrë ekipore dhe të theksohet fakti se të gjithë shohim ndryshe. Në fund, pas vlerësimit që u bë nga mësimdhënësit grupi “Pikaso”, fitoi vendin e parë, “Dardanët” vendin e dytë, grupi “Rexhep Hoti”, vendin e tretë si dhe “Artistët” vendin e katërt.
Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nga dje kanë filluar kampet kreative për nxënësit fitues të nivelit republikan.
Në Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Garën Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 kishin mundësinë të përfshihen në garë. Nga këto gara, në nivelin shkollor, komunal dhe republikan janë shpallur 44,723 fitues të cilët tashmë kanë filluar t’i marrin shpërblimet e tyre.
Janë mbi 200 nxënës fitues të garave që do të jenë pjesë e kampit kreativ nga 29 komuna të Kosovës vetëm për klasat VI, VII, VIII dhe IX. Në kuadër të kampit kreativ, në grupin e parë rreth 100 nxënës nga komuna e Deçanit, Junikut, Mitrovicës, Hanit të Elezit, Shtimes, Gjilanit, Vushtrrisë, Skënderajt, Kamenicës, Kaçanikut dhe Klinës po qëndrojnë në Brod të Dragashit.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...