Sport

Luhet ndeshja e mbetur, Prishtina pret në shtëpi Drenicën

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 16 October 2019

Sot do të luhet ndeshja e mbetur e javës së tetë, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

Kjo ndeshje u shty për shkak të aktiviteteve të kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtina në këtë ndeshje vjen pas humbjes së pësuar nga Ballkani në Therandë, ndërsa Drenica nuk është duke kaluar në një formë të mirë , ku nuk ka arritur të shijoj fitoren në dy ndeshjet e fundit.

-Advertisement-

Prishtina renditet në pozitën e gjashtë me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa Drenica e teta me gjithsej 9 pikë.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës luhet me fillim prej orës 18:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera