FOKUSI NË BUJQËSI

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë merr masa ndaj përfituesve që nuk zbatuan kontratën

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 08 October 2019

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe udhëzimeve administrative, do të ndërmarrë masa ndaj përfituesve të granteve investive për vitet 2015-2016, të cilët nuk kanë arritur të mirëmbajnë investimet gjatë periudhës monitoruese në bazë të kontratës dhe vendimit me këtë institucion.

Kjo agjenci, pas realizimit të kontrollës Ex Post gjatë periudhës 2018-2019, në gjithsej 103 përfitues, ka gjetur se 25 prej tyre nuk iu kanë përmbajtur kontratës dhe vendimit për mbështetjen publike dhe për këtë qëllim Departamenti i Autorizimit të Pagesave në AZHB do të ndërmarrë masa për kthimin e mjeteve financiare bazuar edhe në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Krahas kësaj, Departamenti i Autorizimit të Pagesave në AZHB, pas analizimit të dëshmive të ofruara gjatë kontrollës ka hartuar raportin final, ku në bazë të këtij rezulton se vetëm 3 përfitues kanë plotësuar të gjitha kriteret e parapara ligjore lidhur më mirëmbajtjen e investimeve për periudhën monitoruese, 25 përfitues tjerë kanë ofruar dëshmi për eliminimin e të gjeturave, ndërkaq 52 të tjerë kanë ofruar dëshmi të pjesshme. Kjo agjenci njofton se për këta të fundit do të organizohet edhe një kontroll Ex Post për riverifikimin dhe pastaj, duke u bazuar edhe në ligjet në fuqi do të merren masat e parapara ligjore. Të gjitha masat që do të ndërmerren do të jenë konform Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Udhëzimeve Administrative për vitin përkatës.

-Advertisement-

Në bazë të Udhëzimit Administrativ për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillimin rural për këto vite, pika 1.22 “Periudha e monitorimit Ex-Post kontrolla”, përfituesi në periudhën kohore prej pesë vitesh pas ekzekutimit të pagesës së fundit, duhet ta ruajë qëllimin e investimit dhe të gjitha kushtet sipas të cilave ai është përzgjedhur si përfitues.

Ndryshe, AZHB-ja apelon te të gjithë përfituesit e viteve paraprake që të mirëmbajnë investimet e përfituara, si mbështetje publike, të cilat kanë pasur për qëllim zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve në fermë, zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese, rritjen e prodhimit dhe të punësuarve, me qëllim të krijimit të mirëqenies në bujqësi dhe zhvillim rural dhe rritjen e të ardhurave nga veprimtaria bujqësore. Në të kundërtën, kjo agjenci njofton se do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për të gjithë ata që nuk i përmbahen këtij qëllimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera