Sport

Ajaxi “blindon” talentin maroken, i heq klauzolën e largimit

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 07 October 2019

Ajaxi “bllokon” në njëfarë mënyre largimin e një prej “yjeve” të ekipit. Në fakt, drejtuesit e klubit kampion të Eredivisie kanë hequr klauzolën e lirimit nga kontrata e Hakim Ziyech, e cila kapte shifrën modeste prej 26 milionë eurosh.

Një shifër e tillë ishte lehtësisht e arritshme nga klubet që ndjekin 26-vjeçarin, ndaj dhe drejtuesit e “Harkëtarëve” nuk mund t’ia lejonin vetes që të humbnin shërbimet e një futbollisti si Ziyech për një shifër të tillë.

Marokeni vlerësohet mbi 50 milionë euro, ndërkohë që me heqjen e klauzolës, ai pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës.

-Advertisement-

Ziyech së bashku me Donny van de Beek dhe David Neres u vëzhgua nga afër nga drejtuesit e Real Madrid në sfidën ndaj Valencias në Champions League.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy