SHBA, Britania dhe Australia i kërkojnë Facebook qasje për mesazhet e koduara
Autori: Gazeta inFokus
08:07 | 05 October 2019
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë i kanë kërkuar Facebook-ut që t’u mundësojë qasjen tek mesazhet e koduara.
Kërkesa është bërë me një letër të hapur drejtuar shefit ekzekutiv të kompanisë Mark Zuckerberg dhe firmosur nga prokurori i Përgjithshëm amerikan William Barr, sekretari i Brendshëm Britanik Priti Patel dhe ministri i Punëve të Brendshme të Australisë Peter Dutton.
Në letrën drejtuar Facebook-ut dhe kompanive të tjera të ngjashme, u kërkohet atyre që të lejojnë, siç thuhet, zbatimin e ligjit duke mundësuar qasjen tek mesazhet “sipas një formati të lexueshëm e të përdorshëm”, sa herë të jetë e nevojshme.
“I kërkojmë Facebook-ut të mos bëjë përpara me planin sipas të cilit vetëm ata që shkruajnë dhe e marrin mesazhin, mund ta lexojnë atë, pa përfshirë mjete për qasje të ligjshme në përmbajtjen e mesazheve me qëllimin për të mbrojtur qytetarët”, thuhet në letrën që mban datën 4 tetor, shkruan voa.
Letra është një tjetër përpjekje e Departamentit amerikan të Drejtësisë për të bindur kompanitë e teknologjisë që të dobësojnë ose eliminojnë kodimin, bazuar në kërkesat e agjencisë së zbatimit të ligjit.
Facebook-u e mbrojti vendimin e saj të enjten, duke thënë se njerëzit kanë të drejtë të zhvillojnë biseda private në internet, duke shtuar se kompanitë tashmë janë në gjendje t’u përgjigjen agjencive qeveritare kur marrin kërkesa të vlefshme ligjore.
WhatsApp-i dhe Facebook po përdorin tashmë një sistem që u mundëson vetëm atyre që shkruajnë e marrin mesazhin ta lexojnë atë, përjashtuar edhe Facebook-un. Kompania ka në plan ta shtrijë këtë sistem edhe në platfoma të tjera si Messenger-i dhe InstagramDirect-i.

T� tjera
-
Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur ne Ferizaj
Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i c...
-
Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët, përsërit ftesën nga “Sofra e Gurtë”
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve ...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar në lo...
-
“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë konferencë për media. Sipas...
-
10-vjetori i vde*kjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor,...
-
Punime në rrjet, KEDS-i tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS-i ka njoftuar se të premten më 08.05.2026, do të kryhen punime për sigur...
-
6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot do të mbajë aksion para zyrës...
-
Presidentja pret sot në takim kryediplomatin zviceran, Ignazio Cassis
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, pret në takim Mini...
-
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nis...
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...

































