Fadil Lepaja i shkruan kryeprokurorit për SHIK-un
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 03 October 2019
Fadil Lepaja, i përmendur si pjesë e ish Shërbimit Informativ të Kosovës, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti i cili pretendohet si kontratë pune mes Glauk Konjufcës tani pjesë e Vetëvendosjes dhe Kadri Veselit, i cili drejtonte këtë shërbim pas luftës në Kosovë.
Ai ka ftuar kryeprokurorin e shtetit të hetoj menjëherë vërtetësinë e këtij dokumenti, në të cilin Lepaja përmndet si dhëshmitarë në rastin e rekrutimit të Konjufcës në këtë shërbim.
Fadil Lepaja ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës ndërsa ky dokument është falsifikuar për qëllime elektorale.
“Ju ftoj që, urgjentisht, qysh sot, të fillojë procedura, të bëhet ekspertizë dhe zhvillohen hetimet e nevojshme për të konstatuar se kush e ka prodhuar dhe kush qëdron prapa këtij “dokumenti” të falsifikuar që është shpërndarë tinëzisht, e së fundmi edhe përmes mediave, duke keqpërdorur kështu emrin tim dhe duke shpifur për prezencën time në ngjarje për të cilat në asnjë mënyrë nuk jam në dijeni”, ka shkruar Lepaja në llogarinë e tij në facebook.
Lexojeni të plotë reagimin e Fadil Lepajës:
I nderuar z. Kryeprokuror,
duke vepruar menjëherë, ju e mbroni qytetarin e Kosovës dhe e parandaloni krimin jo vetëm elektoral.
Duke qenë se emri im përmendet në kontekst të një pohimi për z. Konjufca, të cilin unë në asnjë mënyrë nuk mund të dëshmoj, sepse nuk jam në dijeni, unë e përsëris me përgjegjësi morale e penale, për pjesën ku emri im përmendet, se ky është një dokument i falsifikuar dhe përmbajtja është një shpifje për të cilën duhet të konstatohet autori (apo autorët) dhe i njejti të përgjigjet penalisht.Njëkohësisht, ju ftoj y. Kryeprokuror Publik i Republikës së Kosovës, që për shkak të tendencës që ky falsifikat dhe këto shpifje të keqpërdoren në funksion të fushatës parazgjedhore, të reagoni menjëherë, për të pamundësuar që dëmi të bëhet dhe falsifikatorët dhe shpifësit të përfitojnë nga kjo.
Me respekt
Fadil Lepaja


T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
































