Sport

Valverde flet pas fitores ndaj Interit: Konte nuk e pranon, por ne e… merituam

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 03 October 2019

“Konte do të thotë ‘jo’, por për mua rezultati është i drejtë. Interi luajti mirë në pjesën e parë, por në të dytën u shfaqëm ne. Zikaltrit janë një skuadër e madhe. Në kampionat kanë fituar gjashtë ndeshje nga gjashtë dhe ndaj nesh treguan cilësitë e tyre. Mesi? Është unik. Kemi gjithnjë nevojë për të. I mungonte pak forma, por po riaftësohet”, tha Ernesto Valverde pas fitores ndaj zikaltërve.

Megjithatë, trajneri i Barcelonës nuk është veçanërisht i kënaqur me lojën e katalanasve. “Goli i Lautaros e vendosi ndeshjen në favorin e Interit dhe e forcoi shumë pozicionin e tyre. Ata janë një skuadër shumë e fortë. Janë të parët në kampionatin italian, duke i fituar të gjitha ndeshjet e deritanishme. Na e bënë jetën të vështirë, por ne ishim më mirë në pjesën e dytë”.

Spanjollët vuajtën që të krijonin shumë raste në pjesën e parë ndaj një Interi me të vërtetë kompakt dhe të mirorganizuar, por situata ndryshoi në 45 minutat e dyta. “Na u desh që ta transformonim ndeshjen me kalimin e minutave.

-Advertisement-

E kontrolluam lojën me Busketsin, Arturin dhe De Jongun, por nuk kishim hapësirë për të luajtur. Ne duhet të kishim më shumë se një kërcënim në zonën e tyre dhe të tregoheshim decizivë në 1/3-tat finale të fushës. Ata na mbajtën të distancuar nga porta e tyre, por ne arritëm që ta përmbysnim. Ajo që ne përpiqemi të bëjmë është t’i korrigjojmë gjërat që nuk po ecin mirë. Ata në fushë janë përgjegjësit për të gjitha këto dhe jo unë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera