Lajme

“Ku është trupi i Khashoggit?”

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 03 October 2019

Pavarësisht që ka kaluar një vit nga masakrimi i gazetarit saudit me famë botërore Jamal Khashoggi, ende mbetet aktuale pyetja se ku ndodhet trupi i tij i cili nuk arriti të dalë përsëri pasi hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, raporton Anadolu Agency.

Gazetari saudit i “Washington Post”-it, Jamal Khashoggi më 2 tetor 2018 hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës dhe që nga aty nuk arriti më të dilte.

Ngjarja e vrasjes së Khashoggit në konsullatë dhe eliminimi i trupit të tij ka qenë një nga ngjarjet kryesore për të cilën është folur më shumë në rendin e ditës botërore dhe të Turqisë.

-Advertisement-

Çfarë ka ndodhur me trupin? Është ende një pyetje që ruan misterin lidhur me vrasjen e Khashoggit të cilën zyrtarët sauditë ishin të detyruar ta pranojnë si rezultat i një hetimi të përpiktë të kryer nga njësitë mjeko-ligjore të Turqisë.

Raporti i OKB-së: “Përbën krimin e eliminimit me forcë”

Në procesin e kaluar një vjeçar janë përcaktuar shumë informacione lidhur me kohën, vendin dhe mënyrën se si është vrarë Khashoggi, por deri më tani nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me atë se çfarë ka ngjarë dhe çfarë është bërë me trupin e tij.

Në raportin që Raportuesja e Posaçme e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard ka përgatitur lidhur me vrasjen është tërhequr vëmendja se kushtet e vrasjes së Khashoggit përbëjnë veprën e torturës sipas ligjeve të “marrëveshjes kundër torturës” e cila është miratuar edhe nga Arabia Saudite. Ndërsa fakti që trupi ende nuk është gjetur përbën krimin “e eliminimit me forcë”.

Gazetari turk kap pamjet, Jeff Bezos shihet duke hyrë në ndërtesën ku Jamal Khashoggi u vra një vit më parë

Që nga fillimi i ngjarjes Kryeprokuroria e Stambollit ka zhvilluar një hetim efektiv lidhur me vrasjen e Khashoggit. Në kuadër të kësaj në prokurori janë marrë deklaratat e punonjësve të Konsullatës të Arabisë Saudite në Stamboll. Poashtu edhe kryeprokurori saudit Saud al-Mojeb u takua me kryeprokurorin e Stambollit İrfan Fidan në pallatin e drejtësisë Çağlayan në Stamboll.

 

Ekipi turko-saudit i cili ndodhet në grupin e përbashkët të punës të formuar mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, zhvillon hetime në Konsullatën saudite dhe rezidencën konsullore si dhe në oborrin e saj. Ndërkohë që autoritetet turke nuk u lejuan të kontrollojnë pusin që ndodhet në rezidencën e konsullatës. Po ashtu janë kryer inspektime me kamera robot në kanalizimet në rrugën ku ndodhet konsullata.

“U mbyt, trupi u copëtua”

Kryeprokuroria e Stambollit hapi një hetim lidhur me vrasjen dhe eliminimin e trupit të gazetarit saudit Khashoggi i cili u masakrua nga një ekip ekzekutues prej 15 personash të vendit të tij të cilët erdhën posaçërisht nga Arabia Saudite dhe të cilët përbëheshin nga persona ekspertë të sigurisë, inteligjencës dhe ekspertë mjeko-ligjorë.

Në një deklaratë nga Kryeprokuroria lidhur me hetimin janë paraqitur detaje për vrasjen e Khashoggit. Në kuadër të kësaj është ndarë informacioni se “Khashoggi është vrarë duke u mbytur ndërsa trupi i tij është copëtuar në kuadër të një plani të bërë më parë”.

E pranuan masakrimin e Khashoggit

Zëdhënësi i kryeprokurit të Arabisë Saudite, Shalaan al-Shalaan në një konferencë për media më 15 nëntor në Rijad shpalosi rezultatet e hetimit. Ai tha se një nga të dyshuarit ka prishur kamerat në konsullatë ndërsa trupi i Khashoggit pasi është copëtuar në konsullatë është nxjerrë jashtë. Sipas tij, ka arritur fotografia robot e bashkëpunëtorit lokal që ka marrë në dorëzim trupin dhe se dosja i është referuar gjykatës duke akuzuar 11 nga 21 të dyshuarit.

Pamjet për të cilat theksohet se i përkasin momenteve kur trupi i Khashoggit transportohet për në rezidencën konsullore pas vrasjes, u publikuan nga disa organe të mediave më 30 dhjetor.

Pas informimit të bërë nga autoritetet zyrtare për opinionin publik të Turqisë dhe atij botëror që “Jamal Khashoggi është vrarë duke u mbytur në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe se trupi është eliminuar” thuhet se lidhur me fatin e trupit të Khashoggit përveç parashikimeve dhe pretendimeve deri më sot nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare.

Mos është tretur me acid?

Lidhur me ekipin që ekzekutoi Khashoggin janë bërë pretendime të ndryshme se trupin e kanë copëtuar dhe më pas e kanë tretur me acid, se e kanë dërguar në Arabinë Saudite, se e kanë varrosur në një vend të caktuar ose e kanë eliminuar duke e djegur. Në këtë proces, pyetja se ku ndodhet trupi i Khashoggit ka tejkaluar deklaratat lidhur me vrasjen. Me deklaratat e zyrtarëve sauditë dhe të Shtëpisë së Bardhë në SHBA më 20 tetor 2018 hetimi i Khashoggit për të cilin u konfirmua se ka vdekur u shndërrua në një hetim krimi dhe filloi të parashtrohet pyetja se ku ndodhet trupi. Aktivistët, shkrimtarët dhe gazetarët nga kombe të ndryshme që interesohen për vrasjen e Khashoggit kërkojnë përgjigjen e pyetjes “ku është trupi?”.

Kishte lënë amanet të varrosej në Medine”

Mendimtari dhe akademiku egjiptian, Seyfeddin Abdulfettah, më 20 tetor 2018 lidhur me ngjarjen e Khashoggit duke kritikuar Arabinë Saudite ka parashtruar pyetjet: “Përse Arabia Saudite mohoi dhjetëra herë vrasjen e Khashoggit? Ku është trupi i këtij njeriu? Përse u vonua deri në dy javë pas humbjes “historia e grindjes” e cila i shkaktoi vdekjen?. Ndërsa gazetari sirian Musa Omer duke pyetur se ku ndodhet trupi i Khashoggi ka rikujtuar se kishte lënë amanet të varrosej në Medine.

Princi saudit pranon përgjegjësinë: Vrasja e Khashoggit ‘ndodhi para syve të mi’

Gazetarja libaneze Necla Ebu Mera dhe gazetari jemenas Hamdi el-Bekkari kanë shkruar: “Kërkojmë përgjigje në pyetjen ‘ku ndodhet trupi?‘ pyetje për të cilën të gjithë janë kuriozë”. Po ashtu edhe opinioni botëror dhe ai arab kanë përsëritur shpesh pyetjen “ku ndodhet trupi?”. Me pranimin e bërë nga administrata saudite e kanë humbur besueshmërinë pretendimet e bëra se nuk dihet ku është trupi. Krahas familjes dhe dashamirëve të tij edhe opinioni ndërkombëtar pret të gjendet dhe të varroset trupi i Khashoggit që u vra brutalisht në moshën 60 vjeç.

“Është e drejta e Jamalit që të varroset në mënyrë të ndershme”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 26 tetor 2018, në lidhje me vrasjen tha se: “Është e qartë se është vrarë por ku, duhet ta tregojnë këtë kufomë”.

Kryetari i Shoqatës së Mediave Turko-Arabe (TAM) Turan Kışlakçı në një deklaratë në atë periudhë, potencoi se: “Çfarëdo që të jetë, familja e tij kërkojnë që babai i tyre të ketë një varr. Miqtë e tij duan që Jamal-i të ketë një varr. Kthejeni atë kufomë. Kërkesa jonë si shoqatë është në këtë drejtim. Po, e pranuat, ne si miq dhe familja e Jamalit e kërkojmë kufomën”.

Miqtë aktivistë dhe kolegët e gazetarit saudit, duke zhvilluar një konferencë për media pranë ambasadës saudite në Londër, kërkuan gjetjen e kufomës dhe dënimin e atyre që janë përgjegjës. Drejtori i Middle East Monitor, Davud Abdullah, më 30 tetor nga zyrtarët sauditë kërkoi që të zbulojnë vendndodhjen e kufomës të Khashoggit. “Është e drejta e Jamalit që të varroset në mënyrë të ndershme”, tha ai.

Ndërkohë, e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, duke folur për mediat amerikane, tha se “Nuk ka ndonjë deklaratë në lidhje me këtë. Ende nuk u zhvillua ceremonia mortore. Kjo është e papranueshme në Islam”.

Ndërsa, përgjegjësi i organizatës “Amnesty International” për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Muhammed Ebu Necile kërkoi që të njoftohet se ku ndodhet kufoma e Khashoggit.

Një deklaratë tjetër erdhi nga ndihmës zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rober Palladino, i cili tha se “SHBA-të theksojnë se nevojitet identifikimi i vendit të kufomës së Khashoggit dhe në mënyrë sa më të shpejtë t’i dorëzohet familjes së tij për një varrim të përshtatshëm”.

Presidenti Erdoğan, në një artikull të titulluar “Ende ka shumë pyetje në lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggit për të cilat Arabia Saudite duhet të përgjigjet” për gazetën “Washington Post” më 2 tetor 2018 tha se “Kaluan një muaj nga vrasja e Khashoggit. Ai, të paktën ka të drejtë që të varroset në përputhje me procedura islame”.

Bijtë e Khashoggit, Salah dhe Abdullah, më 5 nëntor 2018, në një deklaratë për kanalin amerikan CNN, deklaruan se “Pa na u dhënë kufoma e babit tonë, familja jonë nuk mund të mbajë zi dhe nuk mund ta mbyllë këtë çështje”.

Më 16 nëntor 2018, në xhaminë Fatih të Stambollit u fal namaz i xhenazes në mungesë. Më 26 nëntor u bë kërkimi nga ana e policëve në një vilë në fshatin Samanlı të rrethit Termal të Yalovës në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Puset e ujit dhe furra në vilë ngjalli dyshim

Drejtoria e Policisë së Stambollit, e bëri deklaratën më të afërt zyrtar në lidhje me fatin e kufomës së Khashoggit, në raportin e vjetor të 2018, në të cilën kërkoi përgjigje pyetjeve.

 

Në raport u bë e ditur se në rezidencën e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, gjenden dy puse uji, dhe një furrë e cila mund të ndizet me dru dhe gaz natyror. Theksohet se në rast të ndezjes së furrës e cila në këtë mënyrë arrin një nxehtësi prej 1000 gradë, nuk do të mbetet asnjë grimcë e ADN-së së kufomës së ndonjë personi.

Fjalët e fundit të Jamal Khashoggi, transkripti i audio-incizimit të gazetarit që u vra në konsullatën saudite në Stamboll

Në mesin e ekipit ekzekutues prej 15 personash që ditën e vrasjes hynë në konsullatë, ishte edhe 47 vjeçari nënkoloneli Salah Mohammed A. Tubaigy, specialist i Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Brendshme saudite, i cili tezën e magjistraturës e ka kryer në temën “Analiza e ADN-së e marrë prej eshtrat”, thuhet në raport, ku më tej bëhet e ditur se personi posedon specializimin në lidhje me atë vallë mund të ketë ADN mbi eshtrat e kalbura dhe të djegura.

Në raport thuhet se, sipas hulumtimeve të bëra në rajon, pas vrasjes së Khashoggit në rezidencë janë porositur 32 porcione mish të papjekur nga një restorant i njohur. “Në mënyrë të pashmangshme shumë pyetje vijnë në mendje. A ishte pjesë e planeve të përgatitura më parë pjekja e mishit në furrë? Me siguri këto pyetje do të ndriçohen. Hulumtimet ende nuk kanë përfunduar”, thuhet në raport.

Kufoma është djegur në furrë dhe është tretur me lëng të veçantë

Në disa nga lajmet e publikuara në mediat botërore dhe në Turqi, në lidhje me kufomën e Khashoggit, pohohet se në qeset për të cilat thuhet se gjenden pjesët e trupit pas vrasjes së gazetarit saudit, janë transferuar në rezidencën saudite, ku janë djegur në një furrë të madhe në oborrin e rezidencës, ndërsa në shtëpinë e konsullit gjenden mbetjet e acidit hidrofluorik dhe mbetje tjera kimike, duke shtuar se të gjitha gjetjet tregojnë se kufoma e Khashoggit është zhdukur plotësisht.

Ndërsa në disa lajme mbi fatin e kufomës, thuhet se gjatë ekzaminimit mjeko-ligjor të marrë nga mostrat në kanalizimin e rezidencës së konsullatës, kufoma e Khashoggit është sjellë në një formë afër lëngut me anë të disa kimikaleve speciale, pas së cilës është derdhur në kanalizim dhe është zhdukur plotësisht.

Në lajme tjera, thuhet se pas vrasjes së Khashoggit duke e ngulfatur, i është injektuar ilaç për mpiksjen e gjakut, pas së cilës trupi i tij është ndarë në pjesë për të mos lënë gjurmë gjaku ose prova në konsullatë, duke pretenduar se kufoma e Khashoggit është zhdukur me anë të kimikateve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera