Milani “prek fundin” ndaj Fiores, Giampaolo me orët e numëruara
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 30 September 2019
Milani i Marco Giampaolos preku fundin mbrëmjen e sotme, teksa humbi me rezultatin 1-3 përballë Fiorentinës në “San Siro”, në atë që është edhe disfata e katërt në 6 javë kampionat për kuqezinjtë.
Ndërkohë që të gjithë prisnin reagimin e Milanit dhe rikthimin te suksesi, përballë ishte Fiorentina e një ish-i si Vincenzo Montella, një skuadër e karikuar maksimalisht dhe në kërkim të pikëve të munguar a në javët e para.
Trajneri Giampaolo kishte zgjedhur të njëjtin formacion me të cilin përballoi Torinon të enjten, por shpejt kontrollin e lojës e mori skuadra vjollcë, që arriti të gjejë edhe golin e avantazhit në minutën e 14’ të takimit.
Një penallti naive e shkaktuar nga mesfushori algjerian Bennacer, u mor përsipër nga uruguaiani Pulgar, që gjuajti saktë dhe mposhti Donnarummën, duke i dhënë avantazhin Fiorentinës, që ishte dukshëm superiore në këtë takim.
Në pjesën e dytë Giampaolo tentoi të ndryshojë diçka duke hedhur në fushë Kruniç, por një ndërhyrje amatoreske e mbrojtësit Musacchio në gjunjët e Franck Ribery, bëri që argjentinasi të ndëshkohej me karton të kuq dhe të linte kuqezinjtë me 10 futbollistë.
Vetëm pak minuta më vonë, ishte talenti që ka shpërthyer këtë sezon te Fiorentina, Castrovilli, që shënoi golin e parë në kampionatin italian dhe “vuri në kasafortë” suksesin e vjollcëve në Milano.
Në minutën e 70’, Bennacer shkaktoi një tjetër penallti të çuditshme, të cilën e ekzekutoi Chiesa, por e priti mjaft bukur Donnarumma, megjithatë 8 minuta më vonë, portieri italian nuk bëri dot asgjë ndaj gjuajtjes së Franck Ribery, që çoi rezultatin në 0-3.
Për të parë të vetmen gjë të bukur të Milanit mbrëmjen e sotme, duhej pritur minuta e 80’, kur talenti portugez Rafael Leao mori një top nga Hernandez dhe pasi dribloi 2-3 kundërshtarë, mposhti portierin Dragowski, duke shënuar golin e nderit për kuqezinjtë.
Deri në fund pati vetëm tentativa të dëshpëruara të Milanit, për të rihapur takimin, por për shkak të mangësisë numerike dhe minutave të kaluara, lodhja nuk lejoi që të ndërtoheshin aksione të rrezikshme.
Vërshëllima e trefishtë e arbitrit la në fuqi triumfin 1-3 të Fiorentinës, që nuk fitonte në transfertë që prej 16 shkurtit të këtij viti, por që sot regjistroi suksesin e dytë sezonal dhe u ngjit në kuotën e 8 pikëve.
Në krizë totale Milani, që numëron vetëm dy fitore e 4 humbje në këtë fillim sezoni, 3 prej të cilave janë regjistruar radhazi brenda një jave, ndërsa në Itali konfirmohet se Giampaolo i ka orët e numëruara.
Të tjera
-
ASK: Rriten çmimet e konsumit në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u ...
-
Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i deko...
-
Raportet Kosovë-Serbi, Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë – Çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit amerikan, Donald Tr...
-
Moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ...
-
Nesër takimi për të zhdukurit, Kosova do ta kërkojë zbatimin e shkresës për arkivat
Nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zh...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...