Ministrja Zivic në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për bujqësi në Slloveni
Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 23 August 2019
Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore me temën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, e cila po mbahet në Ptuj në Slloveni.
Kjo konferencë, e cila po mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit, do të fokusohet në forcimin e sistemit të transferimit të njohurive dhe inovacionit në bujqësi me qëllim të përmirësimit të zhvillimit teknologjik të njësive bujqësore, prezantimit të teknologjive të reja dhe zvogëlimit të ndikimit në mjedis dhe në të gjithë zinxhirin ushqimor.
Ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për pranim në BE, gjatë diskutimit në këtë konferencë, do të shkëmbejnë mendime rreth asaj se si të ndihmojnë të rinjtë në fshatra për ta bërë mjedisin më miqësor, në mënyrë që më shumë të rinj të vendosin të jetojnë në zonat rurale dhe të punojnë si fermerë.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Zivic do të marrë pjesë edhe në hapjen e Panairit të 57-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit (AGRA), e cila organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë, ku do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e saj të shteteve pjesëmarrëse në këtë panair.
Të tjera
-
Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhṷnës sẻksuale, shqetësuese devijimi social
Kosova nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksua...
-
Jo, koha nuk është në anën e Rusisë
Shkruan Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e J...
-
Lajcak: Kosova të nis themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i pyetur për zbat...
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...