Sport

Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje tejet interesante

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 14 September 2019

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara dje, sot në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera tejet interesante.

Në Gjilan zhvillohet derbi tjetër i kësaj jave, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.

Të dyja këto skuadra kanë nga dy fitore dhe një humbje këtë sezon, dhe kjo ndeshje pritet të ndikoj shumë në të ardhmen e tyre gjatë këtij kampionati.

-Advertisement-

Drita renditet e treta me 6 pikë, ndërsa Nikli në pozitën e 4 me pikë të njëjta.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Skenderaj, në mes të Drenicës dhe Gjilanit.

Gjilani do të synoj fitore në këtë takim për tu rikthyer në pozitën e parë, ndërsa Drenica shpreson të rikthehet tek fitoret pas barazimit ndeshjen e kaluar ndaj Trepçës 89.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera