Italia ofron 700 euro në muaj për ata që pranojnë të jetojnë në disa fshatra të saj
Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 11 September 2019
Një rajon i nënpopulluar në jug të Italisë po ofron të ardhura 700 euro në muaj për tre vjet për të jetuar në një nga fshatrat e tij.
Sidoqoftë, ka disa kushte: fshati duhet të ketë më pak se 2,000 banorë, dhe i ardhuri duhet të zotohet për hapjen e një biznesi, shkruan The Guardian.
Donato Toma, presidenti i Molise ka thënë: “Ne donim të bënim më shumë; ne donim që njerëzit të investonin këtu. Ata mund të hapin çdo lloj aktiviteti: një dyqan buke, një restorant,… Është një mënyrë për të marrë frymë jeta në fshatrat tona duke rritur gjithashtu popullsinë”.
Toma njoftoi gjithashtu se çdo qytet me më pak se 2,000 banorë do të merrte 10,000 € (9,000) në muaj me të cilin do të ndërtonte infrastrukturë dhe promovonte aktivitete kulturore.
“Nuk është vetëm çështje e rritjes së popullsisë. Njerëzit gjithashtu kanë nevojë për infrastrukturë dhe një arsye për të qëndruar, përndryshe ne do të përfundojmë përsëri atje ku kemi filluar disa vjet më parë”, tha ai.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane (Istat), Molise, me një popullsi prej 305,000 banorësh, është ndër rajonet që ka humbur më shumë banorë në vitet e fundit – mbi 9,000 e kanë lënë që nga viti 2014.
Në 2018, më shumë se 2,800 banorë vdiqën ose u transferuan në një zonë tjetër, gati 1.000 më shumë se një vit më parë. Asnjë lindje e vetme nuk u regjistrua në nëntë fshatrat e saj.
Gjithashtu, siç bëhet e ditur, për herë të parë në 90 vjet, numri i qytetarëve italianë që jetojnë në Itali ka rënë në rreth 55 milionë, sipas Istat.
Ndryshe, Italia llogaritet si e vetmja ekonomi e madhe evropiane, popullsia e së cilës pritet të bjerë më tej në pesë vitet e ardhshme, sipas Kombeve të Bashkuara. Ajo renditet e dyta – pas Japonisë – si vendi me përqindjen më të madhe të të moshuarve, me rreth 168.7 mbi 65 vjeç për çdo 100 të rinj.
Të tjera
-
Vogel kritika Borrellit: Imponoi masa ndaj Kosovës pa vendim zyrtar, tani kërkon ato të hiqen me votë nga 27 vende anëtare
Analisti dhe njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka rea...
-
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja B...
-
Osmani kujton masa krën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjeno cidal të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes. Presid...
-
Kearns thirrje Qeverisë britanike ta kundërshtojë lidhjen e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se tani është momenti ku përcakt...
-
Ferizaj, policia: Në prill mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 387 të tjera për përdorim të telefonit
Gjatë muajit prill, policia në Ferizaj ka shqiptuar 1736 gjoba për tejkal...
-
Mas akra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për vikt imat
Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele s...
-
ShSKUK-ja bëhet edhe me dy klinika, kostoja mbi 4 milionë euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, k...
-
Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Pas 22 vjetësh, 1 euro vlen më pak se 100 lekë
Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, euro po këmbehet ...
-
Haxhiu e quan palaço opozitën, thotë se ishin të korruptuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë goxha kritike ndaj opozitë s...
-
Stano: Masat hiqen kur vendosin vendet e BE’së e jo kur duan politikanët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ...
-
Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat
2 maj 1999 shënon një nga ngjarjet më të kobshme gjatë luftës në Kosovë. 2...