Lajme

Merdare, pritjet për të dalë deri në 3 orë

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 31 August 2019

Pritjet për të dalë nga Kosova duket se janë rikthyer mëngjesin e sotëm në disa pikë kalime kufitare, veçanërisht në Merdare.

Në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të cilat janë përditësuar pak para orës 09:00 thuhet se në Merdare pritjet për të dalë nga vendi shkojnë deri në 3 orë, ndërsa kolona e mjeteve është 500 metra.

Ndryshe është situata në hyrje në këtë pikë kalim kufitar, pasi pritjet janë deri në 15 minuta.

-Advertisement-

Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona është deri në 40 metra. Në hyrje pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta.

Tek Dheu i Bardhë pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje janë deri në 15 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera