Haradinaj tregon se a ka marrë ftesë për takim nga Mustafa
Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 20 August 2019
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, është takuar të hënën me kryetarin e PSD’së, Shpend Ahmetin dhe atë të Nismës, Fatmir Limajn. Ishte përfolur edhe një takim në mes të Mustafës dhe të parit të AAK’së, Ramush Haradinajt, e ky i fundit ka treguar se a ka marrë ftesë apo jo nga lideri i LDK’së.
I pyetur se a ka marrë ftesë nga kryetari I LDK’së për të biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm qoftë parazgjedhor apo paszgjedhor, Haradinaj ka thënë se nuk është ftuar nga Mustafa për takim.
“Jo s’kam ndonjë ftesë”, ka thënë Haradinaj për Express.
Ndërkaq Mustafa ka treguar të hënën se i ka ftuar vetëm Ahmetin dhe Limajn, por ai në sqarimin e tij ka lënë të nënkuptohet se në ditët në vijim mund të takojë edhe liderë të partive tjera.
“Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të këtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar. Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Kujtojmë se Haradinaj të hënën ka lidhur koalicion parazgjedhor me PSD’në e Shpend Ahmetit.
Ndërkaq Ahmeti në konferencën e përbashkët me Haradinajn e ka përmendur edhe takimin që ka pasur me Mustafën.
Ahmeti nuk e ka përjashtuar një marrëveshje edhe me partinë e Mustafës, madje ai ka thënë se këtë e ka biseduar edhe me Haradinajn.
“Unë jam taku sot me zotin Isa Mustafa, është takimi i dytë që e kemi bërë dhe mund të ju them se ka kalu në një frymë shumë pozitive. Unë i thash edhe zotit Mustafa se si PSD kemi qenë dhe vazhdojmë të interesuar për bashkëpunim qoftë parazgjedhior, qoftë paszgjedhor”, tha Ahmeti.
Të tjera
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...