Haxhiu: LDK e VV duhet të jenë në qeverisjen e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 14 August 2019
Në debatin me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se pasqyra më e qartë se sa subjekte politike kanë përkrahje të qytetarëve, është që të garojnë të vetme, raporton KosovaPress.
“Kryesia e as këshilli i VV-së nuk ka vendosur për një koalicion, pra tek ne nuk vendos kryetari. Ne jemi treguar të hapur me LDK-në, konsiderojmë se opozita më e vërtetë është LDK dhe VV ani pse jemi e majta dhe e djathta…. shpresën rinisë ja ka hëngri ky subjekt politik PDK. VV nuk bënë pra koalicion me PDK-në. PDK dhe VV janë dy pole, PDK që e ka shkatërruar vendin, dhe VV që e do demokracinë, LDK duhet të zgjedh me kë dëshiron të shkoj”, tha ajo.
Haxhiu deklaroi se dorëheqja e Haradinajt nuk ka ardhur për shkak të ftesës që ka pranuar nga Gjykata Speciale. Ajo tha se në Vetëvendosje e kanë kundërshtuar datën 22 gusht për shpërndarje të Kuvendit, pasi sipas saj, PDK-ja nuk është e gatshme për zgjedhje dhe mund të përfitojë në kohë për të bërë kalkulime.
“Dorëheqja e Haradinajt ishte fillim i fushatës zgjedhore. Nëse do të ishte ftesa arsyeje, nuk do të kandidonte, do të priste. Po përfitojnë në emër të luftës. Ministrat e PDK-së, Hoxhaj e Hamza treguan se janë kundër zgjedhjeve, PDK lufton për vendin e tretë. Ne e kemi kundërshtuar datën 22 gusht, se këtu brenda natës bëhen pazare. Është shfrytëzuar çdo mundësi që të mos mbahen zgjedhjet. Opozita e vërtetë sot duhet të jetë në qeverisje e ardhshme”, tha Haxhiu.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...