Ministrja e Bujqësisë në Vitomiricë të Pejës për promovimin e Boronicës
Autori: Gazeta inFokus
15:22 | 18 June 2019
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic bashkë me drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus, morën pjesë në Ditën Fushore të Boronicës e cila këtë vit u mbajt në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Në këtë ceremoni të organizuar nga MBPZHR në bashkëpunim me USAID, përpos varieteteve të boronicës së freskët, u prezantuan edhe gjemi, reqeli, si dhe gatesa të ndryshme me përmbajtje nga boronica.
Me këtë rast, Ministrja Zivic i përgëzoi kultivuesit e boronicës të cilët kishin ekspozuar prodhimet e tyre në këtë ditë fushore dhe u shpreh se ndjehet mjaft e lumtur që fermerët kosovar çdo vit e më shumë po i shtojnë plantacionet e tyre me këtë kulturë e cila si e re dhe inovative në vend, ka vlera të larta krahasuar më shumë vende të rajonit.
Ajo gjithashtu theksoi se si ministri jemi të kënaqur me shtimin e jashtëzakonshëm të fermerëve që kanë përvojë dhe atyre që duan të merren me këtë sektor.
Nga ana tjetër, drejtori Martalus, tha se boronicat janë të kualitetit shumë të lartë dhe janë shumë të shijshme.
Ai tha se me rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori, si dhe angazhimi i fermerëve për t’u marrë me këtë veprimtari tregojnë fuqinë dhe potencialin e sektorit bujqësor në Kosovë.
Ndërsa, e gjithë kjo që po shohim sot, tregon për vullnetin e fermerëve kosovarë për punë dhe për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës që si rezultat ka shtytjen përpara të zhvillimit ekonomik.
Vlen të theksohet se mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Misionit të USAID-it në Kosovë, në vitin 2018 u nënshkrua Marrëveshje e Mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend. Përmes kësaj marrëveshje, u krijua një program i veçantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë.

T� tjera
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për vra*sjen e Arlinda Zekajt gjenden ar*më, 153 fish*ekë, disa karikatorë dhe një sëpatë
Në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. ...
-
Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarë...
































