Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Ja pluset dhe minuset, bashkë me kuotat e favoritëve
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 11 June 2019
Luka Modric, që fitoi “Topin e Artë” në vitin 2018, theu dominimin e një dekade të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në këtë çmim prestigjioz individual. Pyetja që shtrohet tani është e tillë: a do të ketë ndonjë ndërfutje tjetër mes dy yjeve të futbollit botëror, këtë vit, apo trofeu në fjalë do t’i rikthehet njërit prej tyre?
Ronaldo dhe Messi kanë fituar nga pesë “Topa të Artë” secili, por janë ende favoritë për ta bërë të vetin atë përsëri, më 2019, edhe pse ekziston mundësia që një tjetër t’ua prishë planet. Kësaj here është ylli i Liverpool dhe i Holandës, Virgil van Dijk, i cili ka fituar çmimin e PFA (Lojtari i Sezonit në Angli) dhe ka qenë figurë kryesore për “Reds” në sezonin triumfues të Ligës së Kampionëve.
Sezoni 2018-2019 shënoi fundin e rivalitetit Ronaldo-Messi në La Liga, pasi portugezi u transferua verën e kaluar te Juventusi. Dhe duket se ai që fiton “Topin e Artë” duhet të ketë triumfuar në Ligën e Kampionëve. Të dy, argjentinasi dhe portugezi, e kishin objektiv kryesor fitimin e Champions-it, por shpresat e tyre u shuan respektivisht në çerekfinale dhe gjymsëfinale. Sezonet e tyre ishin deri diku zhgënjyes, pavarësisht fitimit të titujve në kampionatet respektive.
Favoritët për ta fituar “Topin e Artë”, 2019
Liverpool u kurorëzua kampion i Europës, ndaj ky fakt e bën Van Dijk favorit të dukshëm për momentin (me koefiçientin 4/6, sipas “Oddschecker”, aktualisht) për t’u kurorëzuar fituesi i “Topit të Artë” këtë vit, para Messit dhe Ronaldos. Ylli i Holandës ka qenë i rëndësishëm në fitoren e Champions-it dhe ishte sigurisht vendimtar gjatë përmbysjes 4-0 ndaj Barcelonës, në gjysmëfinale.
E vetmja gjë që do të veprojë kundër tij, është fakti se “Topi i Artë” shumë rrallë i është dhënë një qendërmbrojtësi. Fabio Cannavaro ishte mbrojtësi i fundit, që e ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2006, pasi bëri të vetën Kupën e Botës me Italinë dhe mori titullin e Serie A me ngjyrat e Juventusit. Van Dijk nuk e fitoi dot Ligën e Kombeve me Holandën, duke humbur në finale përballë Portugalisë. Edhe ky fakt mund të rezultojë i dëmshëm për të, në këtë drejtim.
Messi është favoriti për të fituar “Topin e Artë” të gjashtë në karrierë. Shanset për këtë kuotohen 11/10, pavarësisht dështimit për të fituar Champions-in dhe Kupën e Mbretit. Veç titullit të La Liga-s me Barcelonën, ai fitoi “Këpucën e Artë” në Europë me 36 gola. Suksesi me Argjentinën, këtë verë, në “Copa America”, do t’i rriste fuqishëm shanset e tij.
Shansi më i mirë i yllit të Barcelonës për ta fituar përsëri “Topin e Artë” do të ishte triumfi me kombëtaren në “Copa America”, i cili konsiderohet gjerësisht si turneu i tij fundor me Albiceleste. Nëse e bën të vetin këtë trofe, atëherë ka të ngjarë të jetë favorit i qartë, përpara Van Dijk.
Ylli i Juventusit, Ronaldo, pati një sezon disi zhgënjyes në nivel personal. Ai e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i klubit të tij, por jo golashënuesi më i mirë në Serie A. Gjithashtu, pati ulje drastike në numrin e golave të shënuar prej tij në një sezon, duke u kthyer shumë mbrapa në këtë drejtim, kur luante në “Old Trafford”, në vitin 2009. Shanset që ai të fitojë “Topin e Artë” janë 16/1. Sulmuesi portugez, ashtu si Messi, fitoi titullin në kampionatin përkatës, por eliminimi i hershëm në Champions mund t’i minimizojë shanset e tij. Sidoqoftë, ai e udhëhoqi kombëtaren e tij drejt fitimit të Ligës së Kombeve. Kjo gjë mund ta rendisë atë përpara rivalit të madh argjentinas.
Mohamed Salah i ka shanset 18/1 që ta fitojë “Topin e Artë” të parë, gjithashtu në vazhdën e suksesit të tij në Ligën e Kampionëve me Liverpool. Egjiptiani ndërkombëtar e përfundoi sezonin vendas si fitues i “Këpucës së Artë”, së bashku me Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Kritikët e ashpër do të thonë se sezoni i tij i dytë në “Anfield” nuk ishte aq i suksesshëm sa ai debutues, sepse shënoi 27 gola, krahasuar me 44 golat e edicionit të mëparshëm. Suksesi me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, këtë verë, mund t’i bëjë mirë për t’i rritur shanset në këtë drejtim.
Fituesit e mëparshëm të “Topit të Artë”
Modric është fituesi më i fundit i “Topit të Artë”, duke thyer dominimin e Messit dhe Ronaldos në 10 vitet e fundit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...