“Nations League”, Holandë-Angli përcakton rivalin e Portugalisë
Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 06 June 2019
Portugalia, që mundi Zvicrën 3-1 me trigolësh të Cristiano Ronaldos, do të mësojë mbrëmjen e kësaj të mërkure skuadrën me të cilën do të diskutojë trofeun e edicionit të parë të “Nations League”, që do të dalë nga sfida mes Holandës dhe Anglisë.
Skuadra e “Tulipanëve”, që drejtohet tashmë nga Ronald Koeman, është ringjallur pas dështimeve për t’u kualifikuar në “Euro 2016” dhe Botërorin e 2018-s, e këtë e tregoi edhe në ndeshjet e Ligës A të “Nations League”, teksa la pas Gjermaninë dhe Francën kampione të botës, për t’u kualifikuar në fazën “Final Four” të kompeticionit.
Trajneri Koeman deklaroi se sfida me Anglinë do të jetë fantastike, mes dy skuadrave që po përmirësohen me ritme të shpejta. Sipas tij, të dyja skuadrat kanë mundësi të barabarta për të kaluar në finale.
Anglia, që në Botërorin e 2018-s arriti deri në gjysmëfinale, la pas në fazën e parë të “Nations League” Spanjën dhe nënkampionët e Kroacisë, duke fituar të drejtën për të qenë në këtë gjysmëfinale.
“Tre Luanët” janë në kërkim të një trofeu të rëndësishëm, që iu mungon që nga viti 1966, e ky kompeticion është një mundësi e shkëlqyer. Trajneri Gareth Southgate theksoi se, ajo që duhet të bëjë skuadra e tij është të kthehet në një ekip në gjendje të fitojë gjysmëfinalet.
Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e 22-të mes Holandës dhe Anglisë. Bilanci i 21 sfidave të mëparshme flet për një ekuilibër total mes ekipeve, që kanë nga 6 fitore secila, ndërsa 9 ndeshje janë mbyllur në barazim.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...


































