Sarri, ultimatum Chelseat: Nuk mund të gjykohem nga një ndeshje
Autori: Gazeta inFokus
10:46 | 23 May 2019
“Nëse më gjykojnë vetëm për një ndeshje (finalen e Europa League), jam gati të largohem që tani”.
E ardhmja e Maurizio Sarrit ka “pushtuar” faqet e para të tabloidëve britanik. Disa e konsiderojnë ultimatum, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një mesazh të trajnerit të Chelseat për drejtuesit e “bluve” të Londrës.
“Mos gjykoni punën time vetëm nga rezultati i finales së Europa League, në program për të mërkurën e 29 majit në Baku të Azerbajxhanit kundër Arsenalit, përndryshe më shkarkoni që tani”, është shprehur Sarri.
“Më mbështesni, ose më shkarkoni”, është citati i publikuar nga “The Mirror”. Sarri sigurisht që kërkon të mbrojë punën e tij në këto 10 muaj, ndërkohë që nga situata kërkon të përfitojë Juventusi, që e sheh atë si alternativën kryesore të Allegrit të shkarkuar.
Sipas tij, nuk duhet të jetë finalja e Europa League ajo që do të gjykojë punën e tij në vitin e parë në krye të Chelseat, që e ka mbyllur Premier League në vendin e tretë që e rikthen në Champions vitin e ardhshëm, ndërkohë që u eliminua në finalen e Kupës së Ligës nga “marsianët” e Manchester Cityt me penallti.
Ish-trajneri i Napolit ka një kontratë deri në vitin 2021 me “blutë”, e megjithatë të ardhmen e ka më të paqartë se kurrë.

T� tjera
-
Nën masa të larta sigurie mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...
-
Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar min...
-
“Mos e prekni KFOR-in”, ekspertët amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të mos tërheqë trupat nga Kosova
Mark Montgomery dhe Ivana Stradner, dy ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë...
-
Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik
Deputeti i LDK’së, Anton Quni, sot në foltoren e Kuvendit ka folur për betimi...
-
Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s’mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dek...
-
Quni: U linçova për djalin, ai e ka pasaportën kroate, ku shërbimi ushtarak është i obligueshëm
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas kritika...
-
Haxhiu për Ligjin për Specialen: Nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për D...
-
Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve n...
-
Osmani: LDK-ja nuk mbështet rikthimin e ligjit të njëjtë për Specialen
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani, ka deklaruar se që...
-
Ankesa e dyshimtë që i shkoi OSHP-së në “çastet e fundit” për tenderin 8 milionësh të KOSTT-it
Pak para hapjes së ofertave për tenderin 8 milionësh të KOSTT për nënstacion ...
-
Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet...
-
Abrashi: Do ta mbështesim rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin e Speciales
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar në Komisionin p...

































