Sport

Pas humbjes nga Ferizaj, Sabit Osmani tregon si do të reagojë Trepça ‘89

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 10 May 2019

Trepça ’89 ka pësuar humbje në shtëpi nga Ferizaj (1:2) dhe tani rrezikon seriozisht të gjendet në barazh. Trajneri i skuadrës mitrovicase, Sabit Osmani vlerëson se humbja e sotme i ka komplikuar shumë gjërat.

“Kjo humbje na kthen prapa. Fitorja ka qenë imperativ yni, por ndoshta mu për këtë shkak djemtë ranë në presion. Gjëra të tilla ndodhin dhe ne duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Osmani për Super Sport Kosova.

Në dy ndeshjet e fundit Trepça ’89 përballet me KEK-un dhe Prishtinën.

-Advertisement-

“Do të luajmë kundër KEK-ut dhe Prishtinës dhe shpresojmë që nga këto dy ndeshje t’i marrim së paku katër pikë”, ka shtuar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera