Sport

Sot Europa League. Cilët do të jenë ekipet finaliste!

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 09 May 2019

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Europa League. Në Mestalla, Valencia pret Arsenalin në një ndeshje ku do t’i kërkohet të përmbysë humbjen 3-1 të sfidës së javës së kaluar në Londër.

Është një mision i vështirë për spanjollët, por jo i pamundur duke parë atë cfarë po ndodh këtë sezon në futbollin evropian. për më tepër skuadra e Marcelino Garcia Toral ka shënuar një gol në fushën kundërshtare që mund ta ndihmojë atë për arritjen e mundshme në finale që i mungon që nga 2004.

Në krahun tjetër, Arsenali me Emery në stol do të kërkojë të administrojë avantazhin dhe t’i japë goditjen përfundimtare Valencias në shtëpinë e saj. Për trajnerin e Topcinjve të Londrës, kthimi në Spanjë është edhe disi emotiv duke qenë se në periudhën 2008-2012 ka qenë trajner i Valencias.

-Advertisement-

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo që do të luhet në Stamford Bridge mes Chelseat dhe Eintrachtit të Frankfurtit. Sfida e parë e zhvilluar në Gjermani ka përfunduar 1-1 një rezultat ky që i jep një avantazh të lehtë skuadrës së Maurizio Sarrit që këtë sezone ende nuk ka pësuar humbje në Europa League.

Por Eintrachti gjatë këtij sezoni ka treguar se është një skuadër shumë e vështirë për t’u kaluar dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëjë ndonjë surprizë dhe të kalojë në finalen e një kompeticioni madhor evropian për herë të parë pas 39 vitesh. Të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Europa League do të transmetohen direkt në paketën Supersport në orën 21:00 ku do të mësojmë nëse edhe në këtë kompeticion do të kemi një finale të gjithë angleze apo jo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera