MBPZhR-ja marrëveshje me shoqërinë civile për monitorimin e ndarjes së granteve
Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 06 May 2019
Këtë vit në procesin e vlerësimit të projekteve të fermerëve dhe agrobizneseve, të cilët aplikojnë për të përfituar grante investive në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjegjësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, do të marrin pjesë edhe monitoruesit e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova).
Për të arritur marrëveshjen për këtë qëllim, sot ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi dhe Kryeshefin e AZHB-së, Ekrem Gjokaj kanë pritur në një takim përfaqësuesit e BIRN-it, të cilët kishin parashtruar kërkesën për të marrë pjesë në procesin vlerësues të ndarjes së granteve investive.
Gjatë këtij takimi, palët janë dakorduar që të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes MBPZHR-së dhe BIRN-it, që monitoruesit e kësaj të fundit të marrin pjesë në të gjitha komisionet vlerësuese për projektet e fermerëve dhe agrobizneseve, të cilët do të aplikojnë këtë vit për të përfituar grante investive në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2019.
Me këtë rast, ministrja Zivic, ka theksuar se për implementimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gjatë tërë kohës të ketë një vlerësim të drejtë dhe transparent, duke përfshirë në këtë proces edhe shoqërinë civile.
Ndryshe, thirrjet për aplikim për Programin për Zhvillim Rural pritet të dalin gjatë këtyre ditëve, ndërkaq pas përfundimit të periudhës për aplikim fillon edhe procesi i vlerësimit të aplikacioneve nga AZHB-ja.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...