Volkswagen prezanton SUV-in e së ardhmes
Autori: Gazeta inFokus
18:23 | 15 April 2019
Gjigandi gjerman Volkswagen prezantoi SUV-in e tij elektrik në prag të panairit të veturave në Shangai.
I.D. Roomzz, siç quhet modeli, do të përpiqet të përfitojë nga momenti aktual i popullaritetit të elektrizimit dhe SUV me tre rreshta vende, transmeton KosovaPress.
Bazuar në platformën MEB, makina është më e madhe se I.D. që debutoi në Los Anxhelos në vitin 2017. Është i gjatë 4.915 mm, 1.890 mm i gjerë, 1.760 mm i lartë, ndërsa distanca ndërmjet boshteve është 2.965 mm.
VW pretendon se Roomzz do të ofrojë më shumë hapësirë se SUV aktual konvencional Touareg.
VW I.D. Roomzz ka versionin e vet të teknologjisë 4MOTION, dy motorë elektrikë që sigurojnë 302 kuaj fuqi.
Kjo lejon që ky SUV të përshpejtojë nga vendi deri në 100 km/h për 6.6 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 180 km/h. Më e rëndësishme është autonomia, ku bateria 82 kWh ofron një gamë prej 450 kilometrash sipas standardeve të reja WLTP. Kapaciteti i baterisë deri në 80% ngarkohet në 30 minuta.
Një nga detajet kryesore të Roomzz është konfigurimi i tre palë ulëseve që mund ta konvertojë këtë VW në dhomën e ndenjes në rrota. Enterieri dominohet nga një panel i digjitalizuar dhe një timon futurist.
Roomzz do të ketë versionin e prodhimit kompakt më 2020, kur do të fillojë shitja globale.

T� tjera
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Rehatohet edhe një tjetër familjare: Motra e ish kanidatit të GUXO-s merr post në diplomaci
Fitore Mehmeti, motra e Festim Mehmetit, kandidat i partisë Guxo në zgjedhjet...
-
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të ...
-
Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen ...
-
“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti: Mos e politizoni
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shën...
-
Presidentja takon kryediplomatin zviceran, vlerësohet bilanci i mirë tregtar ndërmjet dy vendeve
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ministrin ...
-
“Ju ka vdekë gruaja në duar” – Lushaku-Sadriu e LDK-së e ashpër me ministrat e Kurtit, kërkon përgjegjësi…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar ...
-
Lushaku-Sadriu: Raporti i Progresit sivjet, më i dobëti në histori për kah rezultatet
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar R...
-
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së me aksion simbolik para zyrës së BE-së në Kosovë
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka filluar aksionin simbolik para...
-
Krasniqi nga Kuvendi: Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-...
-
Aksioni kundër bixh*ozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash, policia arreston 22 persona
Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Theme...





























