Sport

Milot Rashica do të përballët më gjigantin gjerman në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 07 April 2019

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Werder Bremeni i Milot Rashicës, që eliminoi Schalken, në të cilën ndeshje shënoi edhe sulmuesi i Kosovës – do të përballet në gjysmëfinale me Bayern Munichun.

Një sfidë e vështirë kjo për Rashicën me shokë, por shorti ishte paksa në anën e tyre pasi ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e Werderit, e jo në “Allianz Arena”.

-Advertisement-

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Hamburgut dhe RB Leipzigut.

Gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë do të luhen me 23 dhe 24, prill, ndërsa finalja do të zhvillohet me 25 maj në Berlin në stadiumin Olimpik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera