“France Football”: Messi dhe Simeone, më të paguarit në futboll
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 02 April 2019
Futbolli dhe financat janë gjithnjë e më të ndërthurura mes tyre. Paratë që qarkullojnë në këtë disiplinë sportive janë në shifra marramendëse, siç është rasti i pagesave të lojtarëve e trajnerëve.
Revista prestigjioze “France Football” ka përpiluar një klasifikim të 5 futbollistëve e teknikëve më të paguar në botë, duke u bazuar te pagat që ata marrin nga klubet, shpërblimet dhe të ardhurat e tjera.
Sipas kësaj reviste, futbollisti më i paguar në botë është Lionel Messi, me kapitenin e Barcelonës që përfiton 130 milionë euro, duke lënë pas në vendin e dytë rivalin e tij, Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez i Juventusit, që paguhet më shumë në krahasim me vitin e kaluar, përfiton 113 milionë euro, ndërkohë që podiumin e plotëson braziliani i Paris Saint-Germainit, Neymar, me 91.5 milionë euro, i ndjekur nga Antoine Griezmann dhe Gareth Bale.
Sa u përket trajnerëve, kampion në financa është ai i Atleticos së Madridit, Diego Simeone, me 41 milionë euro. Pas tij qëndron Jose Mourinho, tashmë i shkarkuar nga Manchester United, me 31 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është një tjetër teknik i shkarkuar, Thierry Henry, i cili qëndroi vetëm 3 muaj në stolin e Monacos, duke përfituar 25.5 milionë euro.
Pas francezit renditen Pep Guardiola i Manchester City dhe Ernesto Valverde i Barcelonës.
Të tjera
-
O’Brien: Pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien...
-
Tërmeti godet Maqedoninë e Veriut
Pasditen e sotme në Maqedoni është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.1 të...
-
Hamza në Gjakovë: Me programin që po e bëjmë do ta fitojmë besimin, me qeverisje të përgjegjshme do ta zhvillojmë Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar pam...
-
Maqedonci: Nuk do të lejojë që dikush tjetër pos meje të jetë dera e VV-së në ministri
U takuan, megjithatë askush nuk tregoi se çka u bisedua në takimin e komandan...
-
Pamje të aksidentit mes tri automjeteve që përfundoi me fatalitet
Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fata...
-
Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep informatat e para
Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fata...
-
Arrestimi i Ilir Metës dhe Salianjit, opozita në Shqipëri proteston më 29 tetor
Një sulm ndaj opozitës e konsideroi Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beri...
-
Takimi me O’Brien, Kurti përmend dorëzimin e Radoiçiq dhe nënshkrimin e marrëveshjes në kontekst të zbatimit
Zyra e kryeministrit ka lëshuar komunikatë në lidhje me përmbajtjen e bisedës...
-
Kongresisti Torres: Kosova, histori suksesi për Amerikën në Ballkanin Perëndimor
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, shprehet i nderuar që priti në takim në...
-
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu
Gjatë ditës qarkulloi lajmi se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dh...
-
Sa milionerë ka Mali i Zi
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, Mali i Zi ka 89 qytetarë që kanë më shum...
-
Dy orë e gjysme takim, ende s’ka njoftim rreth përmbajtjes së bisedave Kurti-O’Brien
Ka përfunduar takimi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dh...