Manchester United zyrtarizon trajnerin
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 28 March 2019
Manchester United e zyrtarizoi sot kontratën 3-vjeçare me trajnerin Norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, i cili si duket kaloi provën e trajnerit të përkohshëm në klub dhe tani zyrtarisht ai mund të quhet si trajner ekip.
“Që nga dita e parë kur e morra detyrën jam ndier si në shtëpinë time. Është nder i madh të kesh qenë lojtar i Manchester United e më pas të vijosh karrierën si trajner në këtë klub. Muajt e fundit kanë qenë një eksperiencë fantastike. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët, lojtarët dhe pjesëtarë të stafit për punën që kemi bërë në këtë periudhë të shkurtër. Kjo është puna që kam ëndërruar gjithmonë dhe jam shumë i lutur që më është dhënë shansi të jem trajner për një kohë të gjatë. Shpresoj shumë të arrijmë ato suksese që tifozët e këtij klubi i meritojnë” u shpreh Ole Gunnar Solskjaer në sajtin e klubit.
Që nga ardhja e tij në pankinën e “Djajëve të Kuq” pas shkarkimit të portugezit Jose Mourinho, në muajin dhjetor ekipi anglez pati një ecuri mbresëlënëse dhe lojë mjaft të bukur. “Qershia mbi tortë” ishte kualifikimi në çerekfinale të ligës së kampionëve e cila arriti ta eliminojë ekipin që shihej si favorit për të fituar trofeun prestigjioz të Uefa Champions League, Paris Saint Germain me një rikthim spektakolar të rezultatit pikërisht në stadiumin të ekipit francez.
Skuadrës Angleze në shortin e hedhur për çerek finale të ligës së kampionëve i doli një kundërshtar mjaft i vështirë FC Barcelona, mirëpo Solskjaer beson tek skuadra dhe lojtarët që ka në ekipin e tij. Duhet theksuar që norvegjezi ishte lojtar pikërisht në ekipin e Manchester United i cili kaloi periudhë fantastike e veçantë ishte goli në minutat shtesë që ia dhuroi trofeun “Djajve të Kuq” në finalen e ligës së kampionëve të vitit 1999, kundër ekipit gjerman Bayern Munchen.
Të tjera
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...