Kushtetuesja e rrëzon kërkesën e presidentit Thaçi
Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 26 March 2019
Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit. Në aktgjykim, Kushtetuesja ka konstatuar se nuk është saktësuar dhe dëshmuar konflikt në mes të kompetencave kushtetuese të presidentit dhe Kuvendit.
Thaçi i ishte drejtuar Gjykatës me pretendimin se ka paqartësi rreth kompetencës për ratifikimin e shkëmbimit të letrave në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, presidenti pretendonte se nuk e kishte të qartë nëse letrat e shkëmbimit mes tij dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë “duhet të ratifikohen në cilësinë e Marrëveshjes Ndërkombëtare, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve apo duhet të konsiderohen të ratifikuara pas nënshkrimit nga presidenti, për shkak të ndërrimit të rolit dhe mandatit ekzekutiv të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, pasi që tani e tutje do të ketë rol kryesisht këshillëdhënës dhe monitorues”.
Në aktvendimin për papranueshmëri, Gjykata ka thënë se ky ishte rasti i parë me kërkesë për vlerësim të pretendimit për “konflikt” në mes të kompetencave kushtetuese. Në këtë drejtim, aty sqarohet se juridiksioni i Gjykatës për vlerësim të konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese është i karakterit preventiv, përkatësisht kontroll kushtetues “ex-ante”, por që nuk përjashton asnjë kontroll kushtetues “ex-post”.
Të tjera
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimet e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...
-
Faturat e KEDS-it tashmë mund t’i paguani edhe përmes platformës eKosova
KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë...
-
Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulḿeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare ...
-
Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të ...
-
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, t...
-
Ferizaj, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhúnoi një vajzë me të meta mendore
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opi...
-
Presidentja sllovene e përkrah Borut Pahorin që të marrë pozitën e të dërguarit të ardhshëm të BE-së për dialogun
Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhë...