Gent Cakaj i ndërpret mandatin indianit që kërkohet për mashtrim
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 25 March 2019
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Shqipërisë në Nigeri për shtetasin indian Nitin Sandesara, i cili është në kërkim për mashtrim në Indi.
Sipas MEPJ, Procedura e emërimit të Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019.
Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisja me pasaportë shqiptare e z. Sandesara nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, apo është në kompetencat e këtij institucioni.
Deklarata e plotë e MEPJ-së:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon sa më poshtë lidhur me rastin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Nigeri, Nitin Sandesara:
Procedura e emërimit të z.Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019. Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisja me pasaportë shqiptare e z. Sandesara nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, apo është në kompetencat e këtij institucioni.
Për më shumë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sqaron se, ndonëse ka të drejtën e pajisjes me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, sipas VKM-së 335, dt. 2.9.1997, z. Sandesara nuk është pajisur, as me pasaportë diplomatike, as me pasaportë shërbimi.
Rasti i artikuluar së fundmi i z. Sandesara me nënshtetësi shqiptare, mund të cënojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi, pavarësisht faktit se veprimet e ndërmarra prej z. Sandesara janë në emrin e tij personal.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se, ka të gjitha të drejtat ligjore për ndërprerjen e mandatit të Konsullit të Nderit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për z.Nitin Sandesara me efekt të menjëhershëm, shkruan TCh, transmeton Klan Kosova.
Javën e kaluar, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, e priti në një takim vëllanë e tij, Cheetan Sandesara dhe lidhur me këtë.
Të tjera
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...