Sport

Gashi: Presim që karateistët tanë të kthehen me medalje nga Spanja

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 25 March 2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, bashkë me 10 karateistë dhe përfaqësues tjerë nga kjo federatë të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për Senior që do të mbahet në Guadalajara të Spanjës.

Gashi uroi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë kampionat duke iu dëshiruar suksese.

“Sportistët tanë kanë arritur të njihen edhe jashtë vendit duke marrë pjesë nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare, nga të cilat po kthehen me fitore duke i sjellë vendit medalje. Edhe këtyre dhjetë karateistëve që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për Senior në Spanjë, iu dëshiroj shumë suksese dhe uroj që të shpërblehen për mundin e tyre dhe iu them se përkrahja nga ana jonë nuk do të mungoj asnjëherë”, tha ministri Gashi.

-Advertisement-

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Karatesë, Ismet Krasniqi, tha se janë shumë të entuziazmuar me rastin e pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian në Spanjë dhe se presin që nga atje të kthehen me medalje.

“Jemi përgatitur maksimalisht për pjesëmarrje në këto gara shumë të rëndësishme dhe shpresoj se në Kosovë do të kthehemi si fitues me medalje. Atje do të shkojmë me dhjetë garues, tri femra dhe shtatë meshkuj”, tha kryetari Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera