Lifestyle

Metodë e pazakonshme, por ka efekt: Brusha e zakonshme mund t’ju ndihmojë kundër celulitit?

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 10 March 2019

Meqenëse koha po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë, të gjithë jemi të vetëdijshëm sa janë të papërsosura kofshët tona

Fatmirësisht, ekziston një truk që nuk kushton shumë,

Besoni apo jo, brusha e zakonshme për krehje të flokëve mund të jetë armë e fuqishme në luftë kundër celulitit.

-Advertisement-

Me krehjen e këmbëve dhe vitheve me brushë “në të thatë”, eliminohen qelizat e vdekura, nxitet qarkullimi i gjakut dhe bëhet drenazh limfatik.

Është me rëndësi që të keni brushë me fije natyrale, sepse me ato sintetike mund të dëmtoni lëkurën e ndjeshme.

Veproni kështu në mëngjes, para se të bëni dush, duke e filluar krehjen nga nyjat me lëvizje të buta në drejtim të zemrës.

Pastaj kaloni në kofsha dhe vithe, mirëpo mos e shtrëngoni fuqishëm lëkurën. Pas krehjes bëni dush, pastaj trupin lyeni me krem ushqyes.

Rezultatet do t’i vëreni pas disa javësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera