Sport

Kjo është arsya pse nuk po luan Shaqiri për Liverpoolin

Autori: E.M 15:01 | 09 March 2019

Futbollisti kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk e ka nisur ashtu siç është pritur vitin 2019, shkruan Gazeta inFokus.

Ai nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jurgen Klopp, i cili ka shpjeguar se pse po ndodh kjo, duke dhënë sinjale pozitive për 27-vjeçarin.

Sipas Klopp, Shaqa ka pasur disa shqetësime të vogla, por tani është mirë dhe nga ndeshja në ndeshje mund të kontribuojë për “Redsat” që kanë humbur kreun e tabelës në Premierligë.

-Advertisement-

“Është ngjashëm edhe për Shaqirin”, tha Klopp pasi shpjegoi se Naby Keita nuk po luan shumë edhe për shkak se me tre lojtarë në mesfushë, nuk ka vend as për Keitan e as për Xherdan Shaqirin.

Përveç kësaj, Klopp tha se Shaqa nuk po luan edhe sepse kishte disa shqetësime.

“Ai pati një lëndim të vogël dhe ishte jashtë për ndeshjen me Bournemouth. Kishte gjithashtu një shqetësim në shpin dhe i duhej kohë”.

“Me formacionin që kishim dhe sistematikisht, nuk ishte e vështirë por ne duhet të ndryshojmë pak nëse Shaq luan. Në pesë ndeshjet e fundit nuk e kemi bërë këtë, tani është plotësisht i gatshëm”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera