E “kërkoi” vet kartonin, Sergio Ramos ndëshkohet dyfish nga UEFA
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 01 March 2019
Komisioni i Disiplinës së UEFA-s vendosi të ndëshkojë për dy ndeshje futbollistin spanjoll, Sergio Ramos, pas kartonit të verdhë që mori qëllimisht në minutat e fundit të ndeshjes së Champions League kundër Ajaksit.
Mbrojtësi i Realit të Madridit veproi me ndërgjegje të plotë se do të dënohej nga arbitri, pasi ishte i rrezikuar për të munguar në ndeshjen e kthimit kundër rivalëve holandezë, por tani e pëson më keq nga raporti i vëzhguesve.
Sergio Ramos kishte menduar se do të ezauronte rrezikun për kartonat, me synimin për të qenë në ndeshjet e tjera të Realit të Madrid, me vetëdijen se “galaktikët” e kishin hipotekuar kualifikimin me Ajaksin. Por, UEFA e ka ndëshkuar duke u bazuar edhe në rrëfimin e vet lojtarit pas ndeshjes, duke i vendosur jo një, por dy ndeshje dënim.Kështu, mbrojtësi i Kombëtares spanjolle dhe kapiteni i Realit do të mungojë në sfidën e kthimit ndaj skuadrës nga Amsterdami, që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, si dhe në ndeshjen e parë çerekfinale, në rast se iberikët do të kualifikohen sipas parashikimeve.
Të tjera
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Vdes një person pas një vetëaksidenti në Qungur të Pejës
Një person ka vdekur si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Qungur të Pejës...