Sergio Ramos kishte frikë nga më e keqja, pas 0-3: Të mos pësojmë gjashtë…
Autori: Gazeta inFokus
12:57 | 28 February 2019
Barcelona fitoi 3-0 në “Santiago Bernabeu”, në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, duke shkuar për herë të gjashtë radhazi në finalen e këtij kompeticioni. Nga ana tjetër, Real Madridi u dorëzua në njërën nga tri garat sezonale, teksa duhet të shohë “me dylbi” edhe kreun e La Liga-s. Pra, sipas të gjitha gjasave, skuadra e presidentit Florentino Perez do të dalë duarbosh në garat kombëtare, këtë edicion.
Shpresat janë varur te Liga e Kampionëve, trofe të cilin “Los Blancos” e kanë fituar në tri sezonet e fundit radhazi.
Ndeshja e së mërkurës mbrëma la shumë zhgënjim te tifozët e kampionëve europianë në fuqi, por edhe një “imazh” që flet shumë, të cilit i referohet “Marca”. Bëhet fjalë për një “përkthim” të gjesteve të kapitenit Sergio Ramos, pas golit të tretë të klasikes së mbrëmshme, të cilin e realizoi Luis Suárez me “Panenka”, nga pika e penalltisë. Pas kthimit në gol të 11-metërshit nga Luis Suárez, lojtarët e Barçës shkuan për të festuar nga ana e tifozëve të vet, ndërsa madrilenët, të dëshpëruar, iu drejtuan qendrës së fushës për të rinisur lojën. Në atë kohë është fiksuar Sergio Ramos, që iu bërtiste të tijve: “Të mos lejojmë që të na shënojnë gjashtë”.
Pra, del në pah frika e kapitenit, nga njëra anë, si dhe karikimi për shokët e tij, që të mos demoralizohen, sepse rrezikonin ta njollosnin fytyrën me disfatë edhe më të rëndë. Dhe të mendosh se po flasim për Real Madridin, që mendonte se ishte pranë kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit, pas barazimit 1-1 në “Camp Nou”, por e pa veten në situata të tilla për të ardhur keq, ku lideri i skuadrës bën thirrje për të mos u turpëruar, për të mos pësuar gjashtë gola…

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...

































